Jep dorëheqje, por i pëlqen ta mbaj titullin e kryeministrit

Duket se ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është bërë pishman pasi të premten formalisht dhe sot zyrtarisht ka dhënë dorëheqje. Ai gjatë tërë ditës së sotshme ka dal në terren, duke shpërndarë dekorata dhe mbajtur fjalime si kryeministër. Madje, Haradinaj, edhe më tutje nëpër profilet e tij në mediat sociale figuron si kryeministër i Kosovës. […]
Ai gjatë tërë ditës së sotshme ka dal në terren, duke shpërndarë dekorata dhe mbajtur fjalime si kryeministër.
Madje, Haradinaj, edhe më tutje nëpër profilet e tij në mediat sociale figuron si kryeministër i Kosovës.
Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj, edhe më tutje figuron si “Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i AAK”.
Edhe në Twitter, Haradinaj ende nuk i ka bërë ndryshimet nga kryeministër në ish – kryeministër.
Haradinaj, përmes një letre ka informuar të gjithë bartësit e institucioneve, por edhe partitë politike për dorëheqjen e tij të befasishme, të cilën e bërë publike të premten, pas mbledhjes së Qeverisë.












