Janjiq: Serbia nuk pranon krimet e luftës që nga koha e Millosheviqit

Janjiq: Serbia nuk pranon krimet e luftës që nga koha e Millosheviqit

Autoriteteve në Serbi nuk iu duhen njerëzit, por rastet dhe ata secilin rast do të përpiqen ta instrumentalizojnë, siç po ndodh me këtë të arrestimit të një serbi në pikëkalimi kufitar Jarinje me akuza për krime lufte. Kështu u shpreh për gazetën “Danas” të Beogradit, Dushan Janjiq, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Etnike, trasnmeton Koha.net. […]

Autoriteteve në Serbi nuk iu duhen njerëzit, por rastet dhe ata secilin rast do të përpiqen ta instrumentalizojnë, siç po ndodh me këtë të arrestimit të një serbi në pikëkalimi kufitar Jarinje me akuza për krime lufte.

Kështu u shpreh për gazetën “Danas” të Beogradit, Dushan Janjiq, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Etnike, trasnmeton Koha.net.

Janjiq, në lidhje me rastin e arrestimit të Goran Stanishiqit ka konstatuar se mungesa e bashkëpunimit me autoritetet e Kosovës siguron manipulimin dhe instrumentalizimin për qëllime politike të secilit rast i cili është i papëlqyeshëm për komunitetin serb që jeton në Kosovë.

Serbia nuk pranon krimet e luftës që nga koha e Sllobodan Millosheviqit dhe sa i përket kësaj nuk ka komunikim me asnjërin nga shtetet e rajonit. Kështu ndodh me Kroacinë, Bosnjë e Hercegovinën… Pra nuk ka kurrfarë mbrojtjeje, të vërtete, asgjë në atë vështrim, ka vlerësuar Janjiq.

Ajo që njëmend është e rrezikshme, ka thënë ai, është se rastet e tilla dhe arrestimet e serbëve dhe interpretimet që mund të dëgjohen nga Beogradi vetëm sa e destabilizojnë dhe fusin shqetësime shtesë në komunitetin serb në Kosovë.

Pasojë e kësaj do të jetë që serbët të mos guxojnë më të dalin nga shtëpitë e tyre, konsideron Janjiq.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?