Izraeli shkatërron disa shtëpi palestineze

Izraeli ka nisur shkatërrimin e një grupi të shtëpive palestineze, të cilat është thënë të jenë ndërtuar ilegalisht afër territorit të okupuar të Bregut Perëndimor. Forcat e sigurisë kanë hyrë në zonën Sur Baher afër Jerusalemit Lindor, për të shkatërruar shtëpitë e 17 personave. Në këtë operacion janë përfshirë rreth 700 zyrtarë policorë të Izraelit […]

Izraeli ka nisur shkatërrimin e një grupi të shtëpive palestineze, të cilat është thënë të jenë ndërtuar ilegalisht afër territorit të okupuar të Bregut Perëndimor.

Forcat e sigurisë kanë hyrë në zonën Sur Baher afër Jerusalemit Lindor, për të shkatërruar shtëpitë e 17 personave.

Në këtë operacion janë përfshirë rreth 700 zyrtarë policorë të Izraelit dhe 200 ushtarë.

Banorët kanë thënë se ata kanë kërkuar leje për ndërtim tek Autoriteti Palestinez, dhe kanë akuzuar Izraelin për tentim të grabitjes së tokës në Bregun Perëndimor.

Megjithatë, Gjykata Supreme e Izraelit ka vendosur që banorët kanë shkelur një ndalim për ndërtim.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor në luftën e vitit 1967 dhe më vonë ka aneksuar Jerusalemin Lindor.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të dyja zonat konsiderohen territore te okupuara, pavarësisht mospajtimeve të Izraelit./REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?