Istrefi: E kemi të pamundur t’i paguajmë 25 milionë euro, nëse falimenton Telekomi pasojat do të jenë shumë të mëdha

Istrefi: E kemi të pamundur t’i paguajmë 25 milionë euro, nëse falimenton Telekomi pasojat do të jenë shumë të mëdha

Ka tashmë një kohë që Telekomi i Kosovës po përballet me rrezikun e falimentimit. Por, përfaqësues e kësaj kompanie thonë se nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë falimentimin dhe se borxhi prej më shumë se 25 milionë eurosh, që Telekomi i ka kompanisë Z-Mobile, do të negociohet për të gjetur një zgjidhje për t’u […]

Pasi që ka fituar rastin në gjykatë, kompania Z-Mobile ka nisur procedurat e përmbarimit, që nënkupton mbylljen e llogarive bankare të Telekomit të Kosovës deri në inkasimin e mjeteve apo borxhit prej mbi 25 milionë euro.

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, bëri të ditur se janë njoftuar nga kompania Z-Mobile që kanë nisur procedurat e përmbarimit, por që sipas tij, në këtë gjendje në të cilën është Telekomi, gjasat janë minimale për të kryer një transaksion të vlerës prej mbi 25 milionë euro.

Ai thotë se ka kërkuar që kjo pagesë të bëhet me këste nga 300 mijë euro në muaj, me mundësi të rritjes së vlerës, gjë e cila nuk është pranuar nga kompania Z-Mobile.

“Ne jemi në fazën e negociatave në mirëbesim me kompaninë Z-Mobile. Unë mund të them se është një vendim i ngutshëm i kompanisë Z-Mobile, pasi që rrezikon me mbylljen e llogarive komplet të Telekomit dhe rrezikon 300 mijë konsumatorë të tyre. Ne jemi duke punuar dhe besoj që në ditët në vazhdim në procesin që do të zhvillojmë, do të vijnë ditë të mira për Telekomin”, thotë Istrefi.

Telekomi i Kosovës dhe kompania Z-Mobile në vazhdimësi kanë pasur mosmarrëveshje në lidhje me një kontratë të nënshkruar 10 vjet më parë, kontratë kjo e cila i kishte mundësuar kompanisë Z-Mobile të ishte operator virtual i telefonisë mobile Vala.

Mospajtimet mes palëve kishin nisur kur Z-Mobile kërkoi numeracion shtesë. Çështja kishte shkuar në Arbitrazh dhe më pas Gjykata e Prishtinës kishte vendosur në favor të kompanisë Z-Mobile.

Ndërkohë, për dëmin e shkaktuar, Telekomi obligohej t’i jepte numeracion shtesë Z-Mobile, t’i ofronte shërbimet 3G dhe 4G dhe të paguante një gjobë prej mbi 25 milionë eurosh në emër të shpagimit të dëmit, fitimit të humbur dhe shpenzimeve të procedurës së arbitrazhit.

Në Z-Mobile ndërkohë nuk deklarohen rreth këtij kontesti.

Bedri Istrefi thotë se pasojat do të jenë shumë të mëdha në rast të falimentimit të Telekomit të Kosovës dhe se sipas tij, Telekomi ka angazhuar ekspertë ligjorë ndërkombëtarë për këtë çështje dhe se falimentimi, sipas tij, nuk do të ndodhë.

“Nuk ka mundësi të vjen deri te mbyllja e llogarive bankare të Telekomit. Ne kemi marrë ekspertë të jashtëm ligjorë që do të mbrojnë në këtë rast Telekomin e Kosovës dhe ligjet aktuale që janë në fuqi, nuk e lejojnë një gjë të tillë”, thotë Istrefi.

Ai kërkon nga Qeveria e Kosovës, e cila është aksionare 100 për qind e Telekomit të Kosovës, që të mobilizohet dhe të ketë një vëmendje të veçantë ndaj kësaj çështje.

Megjithatë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në vazhdimësi është deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk do të paguajë borxhin e Telekomit të Kosovës dhe se kishte kërkuar nga udhëheqësit e kompanisë që të gjejnë zgjidhje.

Ndërkohë një ditë më parë i pyetur nga gazetarët për rastin e procedurave të përmbarimit, Haradinaj ka theksuar se borxhi është vështirë i shmangshëm dhe se deri më tani është dashur të shfrytëzohen mundësitë që të paguhet.

Në anën tjetër, Lamih Balaj, kryetar i Sindikatës së Postës dhe Telekomit të Kosovës, thotë se punëtorët janë të shqetësuar për gjendjen e krijuar dhe se kërkohet zgjidhje e shpejtë.

“Qeveria në asnjë mënyrë nuk guxon të tërhiqet nga kjo çështje, pasi që është aksionare e Telekomit të Kosovës. Është e papranueshme nëse dikush tenton t’i bllokojë llogaritë e ndërmarrjes publike. Do të ketë pasoja sociale. Institucionet e Kosovës duhet ta zgjidhin këtë problem”, thotë Balaj.

Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala. Operatori Vala ka mbi 1.2 milion konsumatorë në nivel vendi.

Kjo kompani ka përafërsisht 2400 punonjës, kurse paga mesatare, llogaritet të jetë mbi 730 euro. /REL

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?