Isa Mustafa sërish shtrihet në spital? Flasin nga LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sërish po ka probleme me shëndetin. Burime të Periskopit bëjnë me dije se Mustafa aktualisht i është shtrirë një intervenimi tjetër kirurgjikal. “Mustafa aktualisht është në Spital në Pfortzheim (Gjermani). Ai ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale”, përfundon ky burim. Në anën tjetër, Isa Mustafa javën e kaluar […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sërish po ka probleme me shëndetin.
Burime të Periskopit bëjnë me dije se Mustafa aktualisht i është shtrirë një intervenimi tjetër kirurgjikal.
“Mustafa aktualisht është në Spital në Pfortzheim (Gjermani). Ai ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale”, përfundon ky burim.
Në anën tjetër, Isa Mustafa javën e kaluar gjatë mbledhjes së kryesisë së LDK-së kishte deklaruar se nuk do të kandidojë më për kryetar të partisë. Arsyet e largimit të tij nuk u bën publike asnjëherë nga Mustafa mirëpo burime të Periskopit brenda LDK-së, kishin deklaruar se arsyeja e largimit të tij kishte të bënte me komplikimet shëndetësore.
“Mos kandidimi i Mustafës ka të bëjë për arsye shëndetësore”, kishte deklaruar ky burim shumë i afërt me LDK-në.
Tutje, Periskopi gjatë ditës së sotme ka kontaktuar me nënkryetarin e kësaj partie, Lutfi Hazirin.
Haziri ka mohuar që Mustafa është në Gjermani për shërim.
“Ai është në Prishtinë dhe është shumë mirë”, tha shkurtimisht Haziri për Periskopin.
Gjendja e rëndë shëndetësore e Mustafës vitin e kaluar ishte më e theksuar dhe kjo u vërejt gjatë takimeve të partisë ku ai asnjëherë nuk ka mundur të ngrihet në këmbë.
Kujtojmë se Isa Mustafa gjatë vitit 2018 ishte diagnostifikuar me një sëmundje shumë të rrallë që njihet si “Sindomi Gulian Barren”. Ai vazhdoi tretmanin për tu shëruar herë në Gjermani e më pas edhe në një spital privat në Kosovë.
“Guillain-Barré syndrome” trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lërë pasoja.
Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik./Periskopi/












