Isa Mustafa mbledh urgjentisht Kryesinë e LDK’së

Kryetari i LDK’së Isa Mustafa ka mbledhur urgjentisht partinë e tij, pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit. Mbledhja e kryesisë së LDK’së është duke vazhduar edhe në këto momente. Ndryshe, Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, reagoi edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Mustafa tha se ndjen keqardhje që dorëheqja […]
Kryetari i LDK’së Isa Mustafa ka mbledhur urgjentisht partinë e tij, pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit.
Mbledhja e kryesisë së LDK’së është duke vazhduar edhe në këto momente.
Ndryshe, Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, reagoi edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Mustafa tha se ndjen keqardhje që dorëheqja e kërkuar në vijimësi e Haradinajt nga ana e partisë së tij po ndodhë për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.
“LDK në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndodhë për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara, të Kryeministrit të Kosovës”, tha Mustafa.
Ai shprehu besimin se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe se Haradinaj do të provohet i pafajshëm dhe njëherë tjetër.
“Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe po ashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe”, përfundoi Mustafa./Periskopi/












