Infermierët e Psikiatrisë – Sylës: Mos tu dhimbsemi ty, edhe pleqtë në Gjermani kanë nevojë për përkujdesje shëndetësore

Nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi mes Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë për punësimin e infermierëve kosovarë në Gjermani ka përplasur Shoqatën e Infermierëve të Psikiatrisë së Kosovës me kryetarin e Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla, shkruan sot “Koha Ditore”. Në një prononcim për “Kohën Ditore”, lidhur me ikjen e infermierëve në […]

Në një prononcim për “Kohën Ditore”, lidhur me ikjen e infermierëve në Gjermani, Syla pati thënë se “infermierët që do të shkojnë në vendet e jashtme për punë do të përfundojnë duke u përkujdesur për pleq”. E për këtë deklaratë të tij, Shoqata e Infermierëve Psikiatrikë të Kosovës, të martën përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se Syla nuk e ka më të drejtën të flasë në emër të infermierëve.

“Tanimë e ke humbur të drejtën të flasësh për infermierët, jo pse infermierët ta ndaluan, por ti kurrë nuk fole për ta dhe për interesat e tyre, ishe tepër i zënë t’u dilje krahë anëtarëve infermierë të sindikatës që udhëheq. Tani ke filluar të brengosesh për infermierët jo se do t’i ruash interesat e tyre, por kryekëput interesin tënd. Nuk të dhimbsemi edhe nëse përkujdesemi për pleq, sepse ashtu edhe kjo kategori ka nevojë për përkujdesje shëndetësore”, thuhet në shkrimin e tyre.

Sipas kësaj shoqate, “kryesindikalisti” po flet “përçart”, sepse ai kurrë nuk i përfaqësoi këta profesionistë të shëndetësisë, ngase për të dhe udhëheqësin e Sindikatës së tij infermierët ishin vetëm për të plotësuar numrin e anëtarësisë, por jo edhe profesionistë të shëndetësisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?