Imazh që të thyen zemrën: Ja çka i kanë bërë gjuetarët këtij elefanti

Imazh që të thyen zemrën: Ja çka i kanë bërë gjuetarët këtij elefanti

Një imazh tmerrues shfaq një elefant të vdekur e të gjymtuar për toke pasi keqbërësit i kishin prerë kokën për t’i marrë fildishin. Fotogazetari afrikanojugor, Justin Sullivan, 28 vjeçar, e përdori një dron për të fotografuar shkatërrimin që iu bë nga gjuetarët. Një imazh tjetër i po të njëjtës ngjarje e shfaq elefantin në një […]

Fotogazetari afrikanojugor, Justin Sullivan, 28 vjeçar, e përdori një dron për të fotografuar shkatërrimin që iu bë nga gjuetarët.

Një imazh tjetër i po të njëjtës ngjarje e shfaq elefantin në një pozicion edhe më të tmerrshëm, ku shfaqet mizoria e njeriut.

Kjo fotografi e z.Sullivan quhet “Disconnection,” apo “Çlidhja” dhe u nominua për çmimin prestigjioz Andrei Stenin, përcjell Periskopi.

“Ky elefant ishte masakruar në një mënyrë ekstremist jonjerëzore,” kishte thënë Sullivan për gazetën The Sun.

“Kjo fotografi paraqet jo vetëm sa i izoluar dhe çlidhur ishte elefanti në atë moment, por edhe sa të çlidhur jemi ne nga situata në fjalë.”

Të fundit
Të ngjashme