Imami Gashi: Para se me qenë myslimanë, ne jemi shqiptarë

Imami dhe studiuesi i fesë islame, Drilon Gashi ka thënë se feja dhe kombi shkojnë paralel, e jo asnjëra para tjetrës – raporton Periskopi. Në Rubikon të KTV’së, Gashi ka thënë se kombi dhe feja janë si shpirti me trupin. Ai thotë se edhe Kombi ka më shumë kuptim se një copë toke. “Kombi e […]
Në Rubikon të KTV’së, Gashi ka thënë se kombi dhe feja janë si shpirti me trupin.
Ai thotë se edhe Kombi ka më shumë kuptim se një copë toke.
“Kombi e feja janë si shpirti me trupin. As Kurani nuk i ka përjashtuar. Përkundrazi. Kombi ka kuptim më shumë se një copë tokë. Në Vatan janë rrënjët e të parëve, pushojnë qelizat tona, shpirti jonë. Ne jemi të ndërlidhur me Vatanin. Ajo është krenaria ime. Pyetja se nëse feja apo kombi është i pari, është absurde. A është i pari shpirti a zemra. Asnjëra nuk funksionojnë pa njëri tjetrin. Para se me qenë myslimanë, ne jemi shqiptarë, e dijshme qoftë. Feja e Kombi shkojnë paralel, s’shkon njëra para tjetrës”, ka thënë Gashi./PERISKOPI












