Hoxha priti në takim lamtumirës ambasadorin e Francës, Chabert: Miqësia juaj është vlerë për neve

Hoxha priti në takim lamtumirës ambasadorin e Francës, Chabert: Miqësia juaj është vlerë për neve

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot në takim lamtumirës, ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, të cilin e falënderoi për bashkëpunim dhe përkrahje të fuqishme të procesit integrues. Në një njoftim për media thuhet se ministrja Hoxha, vuri në dukje se ambasadori Chabert por edhe diplomacia franceze, ka dëshmuar përkrahjen e proceseve […]

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot në takim lamtumirës, ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, të cilin e falënderoi për bashkëpunim dhe përkrahje të fuqishme të procesit integrues.

Në një njoftim për media thuhet se ministrja Hoxha, vuri në dukje se ambasadori Chabert por edhe diplomacia franceze, ka dëshmuar përkrahjen e proceseve të cilat po i kalon Kosova, në veçanti reformat nga Agjenda Evropiane, zbatimi i MSA-së si dhe përkrahja për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

“Ne kemi pasur mbështetje të plotë nga Ju z. Ambasador Chabert, për proceset të cilat po i kalon Kosova, në veçanti përkrahjen për liberalizimin e vizave. Koha dhe aktualiteti politik është i tillë që kemi pritur më shumë në këtë drejtim nga Franca, megjithatë, faktorët e brendshëm dhe pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, presim të rikthehet në fokus lëvizja e lirë dhe largimi i çdo dyshimi për rrugën tonë integruese”, potencoi Ministrja Hoxha.

Ambasadori Chabert, vlerësoi bashkëpunimin dhe institucionet e Kosovës, në veçanti me Ministrinë e Integrimit, duke ditur dhe njohur prioritetet e Kosovës për integrimin brenda vlerave evropiane.

Po ashtu,  Chabert e falënderoi ministren Hoxha duke rikonfirmuar përkrahjen e tij, si një mik i dëshmuar i Kosovës, përkrahës i fuqishëm për integrimin sa më të shpejt të Kosovës me vlerat integruese euro-atlantike.

Ministrja potencoi se ambasadori Chabert ka ndërtuar një miqësi dhe besim në mes të dyja vendeve, duke e quajtur këtë miqësi si vlerë për vendin, miqësi e cila do të bëhet edhe më e madhe në të ardhmen, duke qenë rrugë dhe synim i përbashkët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?