Hoxha i Kosovës: Djalli ose shejtani nuk ekziston

Drilon Gashi, një ndër hoxhallarët më të moderuar në Kosovë, vazhdon të provokojë debat e mendim te myslimanët e vendit tonë. Ai së fundi ka kontestuar ekzistencën e ‘djallit’ apo ‘shejtanit’ të cilin zakonisht njerëzit e fajësojnë kur gjërat nuk iu shkojnë mbarë. Ai pyet ironikisht “Si ka mundësi që Zoti të ketë më shumë […]
Drilon Gashi, një ndër hoxhallarët më të moderuar në Kosovë, vazhdon të provokojë debat e mendim te myslimanët e vendit tonë.
Ai së fundi ka kontestuar ekzistencën e ‘djallit’ apo ‘shejtanit’ të cilin zakonisht njerëzit e fajësojnë kur gjërat nuk iu shkojnë mbarë.
Ai pyet ironikisht “Si ka mundësi që Zoti të ketë më shumë mëshirë për njeriun se sa nëna për evladin e saj, e megjithëkëtë t’i krijojë atij një armik të rrezikshëm me emrin ‘shejtan’ dhe ta fus në humbje?!”
Kujtojmë që nga biznesi ‘me djallin’ vazhdon mashtrimi i qytetarëve të vendit dhe përfitimi i paligjshëm i shumë hoxhallarëve dhe të tjerë shëruesve alternativë. /Periskopi