Hong Kongu përgatitet për një valë tjetër të protestave masive

Policia dhe protestuesit në Hong Kong janë përgatitur për një valë të re të protestave masive për të dielën. Këto protesta janë vazhdim i kryengritjes në një lëvizje politike që ka shfaqur pak shenja të ngadalësimit. Protesta e së dielës është e shtata me radhë që po mbahet gjatë fundjavës dhe ku qytetarët po dalin […]

Protesta e së dielës është e shtata me radhë që po mbahet gjatë fundjavës dhe ku qytetarët po dalin në rrugë për ta kundërshtuar qeverinë dhe projektligjin e propozuar për ekstradimin e qytetarëve në Kinë. Megjithatë, protesta tashmë është kthyer në një lëvizje me të gjerë, ku protestuesit po e kërkojnë dorëheqjen e udhëheqësve të këtij territori.

Para protestës së të dielës në qendër të qytetit, policia vendosi barriera të ujit përreth selisë qendrore të tyre dhe gjithashtu vendosi një kordon sigurie rreth kompleksit të ndërtesave qeveritare. Rrethojat e metalta, shportat për mbeturina dhe objektet e tjera rrugore janë larguar, sepse në protestat e kaluara janë përdorur si barrikada nga protestuesit.

Disa protestues kanë dalë në rrugë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Autoritetet thanë se i kanë gjetur dy kilogramë të mjeteve të fuqishme plasëse të llojit triperoksid i triacetonit dhe materiale të tjera, përfshirë bomba me benzinë, acid, thika dhe shufra të metalta.

Ndaj këtyre protestave kanë reaguar autoritetet kineze. “Kina nuk do t’i lejojë ekstremistët dhe forcat e jashtme që ta rrëzojnë sistemin e drejtësisë”, thuhet në deklaratën e tyre, shkruan “The Guardian”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?