Heshtje: Vazhdon takimi i PDK-së, askush nuk pranon të thotë asgjë

Partia Demokratike e Kosovës në një restorant në periferi të kryeqytetit po mban një takim me anëtarët e saj. Në këtë takim po marrin pjesë strukturat udhëheqëse të saj siç janë Enver Hoxhaj, Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe Memli Kransiqi dhe asnjëri prej tyre nuk kanë pranuar të prononcohen për media, shkruan Periskopi. Takimi […]
Partia Demokratike e Kosovës në një restorant në periferi të kryeqytetit po mban një takim me anëtarët e saj.
Në këtë takim po marrin pjesë strukturat udhëheqëse të saj siç janë Enver Hoxhaj, Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe Memli Kransiqi dhe asnjëri prej tyre nuk kanë pranuar të prononcohen për media, shkruan Periskopi.
Takimi është ende duke vazhduar ndërsa theksojmë se takime të ngjashme po mbajnë edhe LDK dhe OVL.
Këto mbledhje urgjente po mbahen pas dorëheqjes së dhënë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Dorëheqja e Haradinajt erdhi si pasojë e ftesës së bërë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.












