Haziri: Njerëzit që nuk fituan asnjë garë, s’kanë çka i japin partisë

Haziri: Njerëzit që nuk fituan asnjë garë, s’kanë çka i japin partisë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se zgjedhjet e brendshme nuk bën që të jenë shkak për të larguar njerëzit e suksesshëm nga partia. Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se gara zgjedhore në LDK nuk duhet të jetë shkas për largimin e njerëzve të […]

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se gara zgjedhore në LDK nuk duhet të jetë shkas për largimin e njerëzve të suksesshëm nga partia.

Ai ka thënë se askush nuk duhet të ketë frikë se pas zgjedhjeve në LDK do të bëhen seleksionime për shkak të ndonjë mënyre të votimit në Kuvendin e LDK-së.

“Zgjedhjet prodhojnë emra të rinj dhe emra që largohen. Çdo palë zgjedhje këso rezultatesh nxjerrin. As LDK nuk mund të jetë imune në këtë drejtim, por nuk guxojnë të largohen njerëzit që kanë sjellë sukses për LDK-në”, tha ai.

Haziri ka thënë se gjithmonë në inatet politike e pësojnë të suksesshmit. Ai ka thënë se servilat gjithmonë kanë depërtuar më mirë se njerëzit e suksesshëm.

“Njerëzit që nuk kanë rezultate, që nuk kanë fituar në listat për deputetë, në listat për këshilltarë komunalë, në garat për kryetarë të komunave, njerëzit që s’kanë fituar asnjë garë… e vazhdojnë të thonë se unë jam militant i LDK-së dhe e ruaj partinë. Me çfarë e zhvillon ky partinë e me çka e ruan?! Me fjalë? Askush nuk i duron fjalët”.

I pyetur nga panelistët nëse ky parim vlen edhe për Isa Mustafën, Haziri ka bërë disa vlerësime për figurën e Mustafës.

“Mustafa e ka marrë LDK-në në kohën më të keqe të saj. Është ndalur trendi i rënies dhe është bërë rikthimi i madh… Ka sjellë LDK-në në një pozitë ku perceptimi publikë për të është pozitiv”, tha Haziri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?