Haziri: Do të punojmë me ata që janë pjesë e kulturës së rikthimit të LDK’së në Qeveri

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se kjo parti ka kërkuar zgjedhje që prej më shumë se një viti. “LDK është e gatshme më shumë se të gjitha partitë tjera, ne kemi lyp legjitimitet prej majit të vitit të kaluar. Tashmë Qeveria është largu, ka ardhë në atë pikë që LDK ka kërku. Ne […]
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se kjo parti ka kërkuar zgjedhje që prej më shumë se një viti.
“LDK është e gatshme më shumë se të gjitha partitë tjera, ne kemi lyp legjitimitet prej majit të vitit të kaluar. Tashmë Qeveria është largu, ka ardhë në atë pikë që LDK ka kërku. Ne jemi në fazën politike ku kërkojmë legjitimim, do të jemi unik. Ne kemi kërku legjitimitet para procesve të randa, sepse PAN ka qenë koalicion joparimor, PAN dhe PAN-istët e çuan Kosovën zhag. Kryeministri Haradinaj ka qenë kryetari i qeverisë që në emër të AAK’së është mundu me balancu një situatë. Ne kemi kërku legjitimiet, në binarin e dytë ne jemi në procesin e brendshëm zgjedhor. Një parti që nje vjet e disa muaj, në fakt, një vjet e tre muaj ka kërku zgjedhje, na gjithqysh jemi të gatshëm. Poashtu, ne kemi ndërtu kulturë opozitare, bashkëpunim opozitar, përkundër që u dokë në public që është fragjil, ne me VV dhe PSD’në kohën e fundit, kemi arritë me u koordinu si bllok opozitar. Ata erdhën në emër të vendimeve të mëdha, që befasisht e ka nxanë PDK’në, që e ka pranu që ka qenë e befasu, por e ka befasu edhe AAK’në dhe bashkësintë ndërkombëtare”, ka thënë Haziri, përcjell Periskopi.
“Jemi në rrugë të aktiviteteve tona, që cojnë në rikthimin e madh të LDK’së. Në këtë verë të vonshme në Kosovë do të ndodhë rikthimi i LDK’së. Do të punojmë me të gjithë ata që janë pjesë e kësaj kulture të rikthimit të LDK’së”, ka thene ai./Periskopi/












