Deputetja e AAK’së kundër vendimit të KSHC’së: Po bëhet biznes me arsimin e lartë

Deputetja e AAK’së kundër vendimit të KSHC’së: Po bëhet biznes me arsimin e lartë

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu e cila është edhe nënkryetare e Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës ka thënë se me arsimin e lartë në Kosovë po tentohet të bëhet biznes në dëm të qytetarëve të varfër. Haxhiu, në RTV Dukagjini, ka thënë se universitet publike u themeluan me votat e shumicës së deputetëve […]

Haxhiu, në RTV Dukagjini, ka thënë se universitet publike u themeluan me votat e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës

“E kam mbrojtur vendimin për themelimin e këtyre universiteteve sepse një student nga një fshat i Gjakovës e ka mundësinë që me 50 cent të shkojë në Gjakovë, Pejë apo Prizren për të studiuar dhe nuk e ka luksin sikur fëmija im apo i ndonjë deputeti për të shkuar në kolegje private”, tha ajo.

Ajo ka thënë se mbyllja e këtyre universiteteve është shumë shqetësuese duke e konsideruar si hap të ngutshëm.

“Në Kosovë bëhet biznes me arsimin e lartë. Biznesin e bëjnë ata që kanë mjete materiale. Ata që nuk kanë mjete, janë të diskriminuar në arsim”.

Nënkryetarja e Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, thotë se rreth 8,000 studentë studiojnë në universitetet e mbyllur publike dhe mbyllja e tyre sipas saj do të ishte mundësi biznesi për kolegjet private.

“Nëse marrim 1,000 euro mesatarisht vitin që paguajnë studentët në kolegjet private, qytetarët tanë nuk e kanë standardin t’i dërgojnë fëmijët në këto institucione”.

Deputetja e AAK-së thotë se Kosova nuk ka mundësi t’u ofrojë punë kandidatëve që kanë vetëm shkollën e mesme prandaj studimet janë të nevojshme për punësim.

Ajo shton se nëse mbyllen universitetet publike e prindërit nuk kanë mundësi për t’i dërguar fëmijët në kolegje private, ata të rinj do të largohen nga vendi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?