Haradinaj ua çon letrën e dorëheqjes Kuvendit, Presidencës dhe partive politike

Ramush Haradinaj ka dorëzuar sot në Kuvendin e Kosovës zyrtarisht letrën e dorëheqjes Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit, përmes një komunikate. “Sot, kryeministri në dorëheqje i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dorëzuar në Kuvend zyrtarisht letrën e dorëheqjes së tij. Letra e dorëheqjes u […]
Ramush Haradinaj ka dorëzuar sot në Kuvendin e Kosovës zyrtarisht letrën e dorëheqjes
Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit, përmes një komunikate.
“Sot, kryeministri në dorëheqje i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dorëzuar në Kuvend zyrtarisht letrën e dorëheqjes së tij. Letra e dorëheqjes u është proceduar menjëherë anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare”, thuhet në njoftim.
Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeministrit të Kosovës të premten e javës së kaluar.
“Sot, përmes një letre, i kam njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për vendimin e dorëheqjes sime të parevokueshme nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, kam ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit. Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si Kryeminister dhe Qeveri në dorëheqje.”, shkruan Haradinaj në fb.












