Haradinaj takon nesër Veselin e Limajn, thotë se do të flasin për ”ngrohje globale”

Haradinaj takon nesër Veselin e Limajn, thotë se do të flasin për ”ngrohje globale”

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova nuk është mirë që të humbë asnjë ditë për të caktuar zgjedhjet e reja, pasi ka një vullnet politik nga gjitha partitë politike. Haradinaj në një konferencë për media, njoftoi se  nesër i ka ftuar në takim dy liderët e tjerë që ka bashkëqeverisur, kryetarin e […]

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova nuk është mirë që të humbë asnjë ditë për të caktuar zgjedhjet e reja, pasi ka një vullnet politik nga gjitha partitë politike.

Haradinaj në një konferencë për media, njoftoi se  nesër i ka ftuar në takim dy liderët e tjerë që ka bashkëqeverisur, kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe atij të Nisma-s, Fatmir Limaj.

Duke ironizuar, Haradinaj tha se në këtë takim do të flitet për ”ngrohje globale”.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pas dorëzimit të kërkesës së tij për të interpretim të dorëheqjen e tij në Gjykatën Kushtetuese, tha se kjo është bërë për të qartësuar pozitën e tij dhe me anë të kësaj nuk duhet që të zvarritet shpallja e datës për zgjedhje të reja.

Vendimin e tij për interpretim të Gjykatës Kushtetuese, i pari i Qeverisë në detyrë tha se kjo duhet të merret si shembull edhe për të tjera herë, derisa shtoi se nuk ka asnjë interes që të kthehet në zyrën e të parit të ekzekutivit.

Haradinaj theksoi se Kosova nuk është mirë që të humbë asnjë ditë për të caktuar zgjedhjet e reja, pasi sipas tij, ka një vullnet politik nga gjitha partitë politike.

“Unë jam si kryeministër në dorëheqje, ai është një vendim që i kam dorëzuar për interpretim. Kjo bëhet për mos me i shty zgjedhjet, por të merret si shembull se si duhet të vendoset për të qeverisur më herët. Kam kërkuar që të fillojnë konsultat për shpërbërje të Kuvendit. Unë nuk kam interes që pas dorëheqjes me ardhur në zyrë të kryeministrit, por nevojitet që të kryhen punët”, tha ai.

Për mos njoftimin e liderëve tjerë institucional për dorëheqjen e tij, Haradinaj tha se ai e ka bërë njoftimin në vendin dhe kohën e duhur.

Ndërkaq, për vendimin e tij për dorëheqje, Haradinaj tha se nuk ka qenë kalkulim politik, siç po potencohet por është bërë për të forcuar pozitën e Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?