Haradinaj: Presidenti t’i caktojë zgjedhjet, do t’i kryejmë punët tona deri në ardhjen e Qeverisë së re

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas dorëheqjes nga pozita e kryetarit ka thënë se Qeveria aktuale do të vazhdojë me punën e saj, derisa të shkohet në zgjedhje të reja, raporton Periskopi. “Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit, ju jeni të parët që ju informoj. Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa krijuar […]
“Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit, ju jeni të parët që ju informoj. Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa krijuar vakuum, do i informojë zyrtarisht gjitha institucionet relevante, do i mbes gjithnjë besnik atdheut, ishte ndër t’i shërbej vendit. Dorëheqja është e parevokueshme”, ka thënë ai.
“Përgjegjësia tani kalon te presidenti për të filluar konsultat për të caktuar datën e zgjedhjeve. I ofrohem prapë popullit për të marrë besimin.’’/PERISKOPI/












