Haradinaj: Liberalizimi i vizave është çështje javësh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sërish ka dhënë një afat kohor se kur do të ndodh liberalizimi i vizave – raporton Periskopi. Ai ka thënë se Kosova po merr lajme të mira dhe se kjo gjë tashmë është çështje javësh. Gazetarët ia rikujtuan atij se pikërisht sot para një viti kishte thënë se së […]
Ai ka thënë se Kosova po merr lajme të mira dhe se kjo gjë tashmë është çështje javësh.
Gazetarët ia rikujtuan atij se pikërisht sot para një viti kishte thënë se së shpejti do të lëvizim pa viza, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.
I habitur, kryeministri u përgjigj: “Koka ba një vit a?”.
Tutje, ai tha se tani më shumë se kurrë Kosova e ka përkrahjen e Gjermanisë për çështjen e vizave.
“Sa për çështjen e vizave, më vjen keq ditë për ditë që s’është kryer. Po dëgjojmë lajme të mira se procesi është më përpara. Me ministrin e shëndetësisë së Gjermanisë kemi diskutuar për këtë çështje. Është çështje javësh. E di që disa po më thonë që jemi vonuar. Por tani duhet të bëhen vizat”, ka thënë Haradinaj./PERISKOPI












