Haradinaj i emocionuar: Në Speciale do të shkoj si qytetar e jo si kryetar qeverie, më ftuan për intervistim

Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i të partit të Qeverisë. Haradinaj u ftuar për t’u intervistuar si i dyshuar nga Gjykata Speciale, prandaj edhe mori këtë vendim, raporton Periskopi. Ai tha se para drejtësisë do të paraqitet si qytetar i vendit, e jo si kryetar qeverie. ‘’Sapo e informova […]
Ai tha se para drejtësisë do të paraqitet si qytetar i vendit, e jo si kryetar qeverie.
‘’Sapo e informova Qeverinë. Do t’i informoj edhe misionet tjera. Nga ky moment jemi në dorëheqje. Jam ftu që të intervistohem nga Gjykata Speciale. E kam vlerësu se nuk mund të paraqitem atje si kryetar i Qeverisë, por si qytetar i Kosovës. Me ruajt nderin e shtetit’’
”Kosova është e paprekshme edhe në territorin e saj edhe në vlera tjera. Unë do ta respektoj pjesën ligjore në tërësi dhe do t’i kryej detyrat e mia, pastërtinë time. Pjesa politike e tjera po besoj është e paçmim t’i kërkohet Kosovës për njohjen. Duhet pasë kujdes”
Janë detaje ligjore. Do të paraqitem. Me këtë dorëheqje i kryen detyrat e veta Qeveria deri në formimin e Qeverisë re pas zgjedhjeve të lira. Përgjegjësia i kalon presidentit. Unë i afrohem popullit prap për me e marrë besimin. Nuk jam i akuzuar po i intervistuar. Nuk kam mujtë me e cu shtetin dhe kryetarin pa një reflektim./PERISKOPI/
https://www.facebook.com/981226585245257/videos/2475572792553044/












