Hamiti: Ky është kryetari që i duhet LDK’së

Hamiti: Ky është kryetari që i duhet LDK’së

Duke folur për zgjedhjet e brendshme në LDK, ish-ambasadori Muhamet Hamiti, ka shpjeguar edhe konfliktet e brendshme, të cilat i ka cilësuar “trazime të individëve”, e nga të cilat thotë të jetë befasuar. “Kemi pasur edhe në të kaluarën, dhe është dashur të ketë marrë mësime tashmë. Besoj se edhe nga këto trazime është marrë […]

“Kemi pasur edhe në të kaluarën, dhe është dashur të ketë marrë mësime tashmë. Besoj se edhe nga këto trazime është marrë mësimi, dhe procesi tutje të shkojë mbarë”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka thënë se “është thënë se ka pasur intereferime të tjera nga jashtë në këto përplasje”, por kjo, sipas tij “nuk e shfajëson LDK-në”.

“Pse ka lejuar këto interferime”, ka thënë Hamiti, duke shtuar edhe një arsye tjetër të mundshme të këtyre konflikteve.

“Tash kur mendohet se LDK-ja është partia e parë edhe në sondazhe, njerëzit shtyhen për të ardhur në pozita, sepse mendojnë se ashtu vijnë në pushtet”, ka thënë ai.

Megjithatë, Hamiti ka thënë se beson se LDK-ja do ta kalojë testin e madh të 3 gushtit, kur e zgjedh kryetarin e ri. Ai ka folur se çfarë kryetari i duhet partisë.

“LDK-së i duhet një lider që i përbashkon të gjithë, rreth një programi të qartë që është alternativë për Kosovën”, ka thënë ai.

Ai ka ripërsëritur se pret që Qeveria e ardhshme të udhëhiqet nga LDK-ja, derisa ka shprehur bindjen se përbërja e Këshillit të Përgjithshëm do të jetë balancuese e profileve, të moshave, dijeve, gjinive e profileve të tjera.

Ai ka thënë se nuk sheh rrezik nga konflikti i gjeneratave në LDK.

“Nuk ka moshë në politikë. Kësaj i është fryrë si shumë. Kur po shihni përfaqësues të SHBA-së, ose të vendeve të tjera sjellin përfaqësësues me nga 70 vjet”, ka thënë ai.

“Biles më duket si komuniste kjo ideja e heqjes së gjeneratës së vjetër dhe ardhjes së gjeneratës së re. Ideja e krijimit të njeriut të ri për mua është e rrezikshme”, ka thënë Hamiti.

Kur ka folur për koalicionet paszgjedhore, Hamiti ka thënë se partitë duhet të dalin në zgjedhje secila veç e veç, partia që del më së miri le ta marrë ekzekutivin.

“Le të marrë edhe përgjegjësitë për punët e jashtme, përfshirë edhe dialogun prej së cilës kryeministri Haradinaj hoqi dorë”, ka thënë Hamiti.

“Kosova ka nevojë të ketë një Qeveri të shumicës, e legjitimuar nga shumica, e cila do të kryejë punët në shërbim të qytetarëve”, ka thënë ai.

Në fund ka folur edhe për mundësinë që LDK-ja të bëjë koalicion me PDK-në.

“Nuk e besoj që do të ndodhë kjo. Megjithatë, udhëheqësit duhet ta bëjnë të qartë tash në fushatë politikat programore dhe t’i respektojë ato pas zgjedhjeve. Kthesa 180 shkallëshe, njëherë nuk bëjë koalicion me këtë e pastaj të bësh koalicion me atë që ke thënë se nuk bën, mendoj se nuk kalojnë lehtë më”, ka thënë Hamiti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?