Haliti: Dorëheqja e Haradinajt nuk ka qenë e nevojshme

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se Ramush Haradinaj nuk ka pasur nevojë të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit për një ftesë nga Gjykata Speciale. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se Haradinaj është dashur të shkojë […]

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se Haradinaj është dashur të shkojë në Hagë dhe të kthehet për ta vazhduar punën.

“Mendoj se ai ka mundur të shkojë në Hagë të deklarohet për atë që e kanë ftuar dhe të kthehet prapë në detyrë. Sa kam dëgjuar, nuk ka pasur ftesë për t’u arrestuar, sepse nuk ka pasur aktakuzë. Mendoj se për këtë arsye nuk ka pasur nevojë që të japë dorëheqje”, ka thënë Haliti.

Sipas tij, kryeministri dhe ish-pjesëtarët e tjerë të UÇK-së po paraqiten para një gjykate të Kosovës e jo para një gjykate të huaj siç po deklarohen.

“Së dyti, ai nuk ka shkuar në një gjykatë të huaj, por në një gjykatë të Kosovës. Mendoj se po bën lapsus ai kur po thotë se po shkon në një gjykatë të huaj dhe nuk po do ta çojë kryeministrin e Kosovës në një gjykatë të huaj. Ajo është një gjykatë e Kosovës, pra është Gjykatë e Dhomave të Veçanta dhe vepron e funksionon në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”, është shprehur Haliti.

Deputeti i PDK-së është shprehur i bindur se kjo parti do të dalë fituese në zgjedhjet e parakohshme.

Sipas tij, pavarësisht nëse PDK-ja do të shkojë në koalicion parazgjedhor apo jo, kandidat për kryeministër do të jetë Kadri Veseli.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?