Hahn: Zgjidhja e problemit të Kosovës, thelbësore për gjithë rajonin

Hahn: Zgjidhja e problemit të Kosovës, thelbësore për gjithë rajonin

Komisionari Evropian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Johannes Hahn ka përsëritur thirrjen për një zgjidhje të çështjes së Kosovës. Komisionari Evropian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Johannes Hahn, ka deklaruar se zgjidhja e çështjes së Kosovës është prioritet i bashkësisë ndërkombëtare dhe paraqet rëndësi të madhe për zhvillimin e gjithë rajonit. […]

Komisionari Evropian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Johannes Hahn ka përsëritur thirrjen për një zgjidhje të çështjes së Kosovës.

Komisionari Evropian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Johannes Hahn, ka deklaruar se zgjidhja e çështjes së Kosovës është prioritet i bashkësisë ndërkombëtare dhe paraqet rëndësi të madhe për zhvillimin e gjithë rajonit.

Hahn gjatë një interviste me të përditshmen austriake “Standard” ka folur si e sheh gatishmërinë politike për arritjen e një marrëveshjeje mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ai ka thënë se mund ta vërejë në Serbi por jo edhe në Kosovë.

Hahn ka thënë se shpreson se pas zgjedhjeve të paralajmëruara në Kosovë, do të krijohen kushtet për përparim.

Ai ka përmendur marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës që ka sjellë një dinamikë pozitive në Ballkan duke shfaqur besimin se është e mundur të arrihet një marrëveshje e tillë edhe mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Kjo dinamikë pozitive, fatkeqësisht, u ndal me vendosjen e taksës nga Prishtina për mallrat serbe. Zgjidhja e problemit të Kosovës është thelbësore për zhvillimin e gjithë rajonit”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net.

“Standard” ia ka përkujtuar se edhe Austria ka paraqitur bllokada kur bëhej fjalë për Ballkanin duke thënë se Ministria e punëve të brendshme ishte deklaruar kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Te Austria aktualisht nuk e di se cili është qëndrimi i tyre i fundit në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën. Mund të theksoj se qeveria e Austrisë në tërësinë e saj është mbështetëse e madhe e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor. Gjermania e ka ndryshuar qëndrimin e saj në lidhje me Kosovën dhe ministri i punëve të brendshme Horst Zehofer tani është pro liberalizimit të vizave”, theksoi ai.

“Në rastin e Kosovës ishin 94 kushte dhe ato ishin vendosur bashkërisht nga anëtarët e Bashkimit Evropian. Ato kushte as unë e as komisioni nuk i kemi nxjerrë nga vetja. Motoja ime është: Nëse kandidatët tanë dhe partnerët sjellin rezultate, duhet që edhe BE-ja”, theksoi Hahn.

Ai ka pranuar se disa anëtare nuk i qëndrojnë marrëveshjeve dhe kjo paraqet problem.

“Disa mendojnë se kur diçka merret vesh, ajo nuk do të ndodhë. Mund të them se edhe Kosova së pari dy vite e gjysmë më parë ishte e ngakuar me plotësimin e kritereve. Tani, kur i ka përmbushur, bëhen të padurueshëm, dhe atë me përcaktimin e masave me të drejtë”, theksoi ai.

Hahn ka thënë se në ndërkohë është krijuar një disponim negativ brenda Këshillit të BE-së dhe kjo erdhi si rezultat i politikave më të shpra në lidhje me emigrantët, për çka janë përforcuar qëndrimet në lidhje me liberalizimin e vizave.

Kjo gjendje, shton ai, nuk ekzistonte në fillim të procesit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?