Hahn sot në Beograd, flet me zyrtarët serbë për dialogun me Kosovën

Hahn sot në Beograd, flet me zyrtarët serbë për dialogun me Kosovën

Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, do të qëndrojë sot dhe nesër në Beograd ku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministren Ana Bërnabiq do të diskutojnë reformat në Serbi dhe situatën në rajon. Ai në vizitën dyditore në Beograd shkon nga vizita njëditore në Shkup. “Komisioneri […]

Ai në vizitën dyditore në Beograd shkon nga vizita njëditore në Shkup.

“Komisioneri Hahn do të takohet me presidentin dhe kryeministren serbe në Beograd me të cilët do të diskutojë reformat që po zbatohen në rrugën drejt BE-së, si dhe çështjet rajonale”, raporton Tanjug.

Është paraparë që Hahn të takohet me Vuçiqin menjëherë pas arritjes në Serbi.

Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës pritet të jetë një nga temat që do të diskutojnë dy zyrtarë.

Hahn, i cili tashmë është angazhuar në zhbllokimin e dialogut Beograd-Prishtinë, njoftoi se do të përpiqet përsëri në korrik të motivojë udhëheqësit e të dyja palëve që të kthehen në tryezën e negociatave.

Pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj, Vuçiq dhe Hahn pritet të marrin në konsideratë situatën dhe mundësitë e reja sa i përket procesit të heqjes së taksës dhe normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

Në Bruksel, një nga hapat e ardhshëm drejt zgjidhjes së “problemit të Kosovës” pritet të jetë një takim në shtator i organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, me praninë e zyrtarëve dhe liderëve evropianë nga Ballkani Perëndimor.

Në ditën e dytë të vizitës së tij, të premten, Johannes Hahn takohet me kryeministren Ana Bërnabiq ku do të flasin për proceset e reformës në Serbi, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?