Gucati për Periskopin: S’kam thanë që do të vinë edhe 10 ftesa nga Specialja, por gjithçka pritet

Gjatë javës që shkoi, deri në ditën e premte kur edhe dha dorëheqje Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit, 10 persona kanë marrë ftesë nga Gjykata Speciale, raporton Periskopi. Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati. Nëpër medie ishte raportuar se edhe 10 ftesa të tjera pritej […]
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati.
Nëpër medie ishte raportuar se edhe 10 ftesa të tjera pritej që të bëheshin publike deri këtë të premte, por kjo nuk është e vërtetë.
“Unë kam thënë se deri të premten që lajm pas, të premten e kaluar, janë ardh 10 ftesa për persona të ndryshëm të cilët vet i kanë bërë publike këto ftesa. Përfshirë edhe kryeministrin Haradinaj. Nuk kam thënë se do të vijnë ftesa të tjera, sepse nuk kam zyrtarisht një informacion të tillë. Por, gjithçka mund të pritet, askush nuk duhet të habitet më këto ftesa, mundet edhe mu me më ardh një ftesë e tillë”, tha Gucati për Periskopin.
Edhe procedura nëpër të cilën kalojnë të ftuarit para se të pranojnë ftesën nga Dhomat e Specilizuar janë të njëjta për të gjithë, thotë Gucati.
“Për të gjithë është procedurë e njëjtë. Zyrtarët e Gjykatës disa ditë më herët kontaktojnë me të ftuarit, pastaj ua dërgojnë ftesën zyrtare”, tha ai.
Deri më tani nga Gjykata Speciale kanë pranuar ftesë 80 persona, ish-pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndër ta edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj i cili sot u nis për në Gjykatën Speciale dhe pritet që nesër të intervistohet. /Periskopi












