Gratë po dhunohen, Haradinaj skandaloz, LDK-ja në përçarje

Gratë po dhunohen, Haradinaj skandaloz, LDK-ja në përçarje

Para një muaji, një burri e rrëmbeu një vajzë dhe me forcë e futi në veturë. Më pas e dërgoi në një motel në Veternik të Prishtinë, ku e dhunoi seksualisht. Por, kjo iu duk pak. Ai e fotografoi e incizoi viktimë, i vodhi dokumentet personale dhe paratë që i kishte pasur me vete. Policia […]

Para një muaji, një burri e rrëmbeu një vajzë dhe me forcë e futi në veturë. Më pas e dërgoi në një motel në Veternik të Prishtinë, ku e dhunoi seksualisht. Por, kjo iu duk pak. Ai e fotografoi e incizoi viktimë, i vodhi dokumentet personale dhe paratë që i kishte pasur me vete.

Policia e Kosovës njoftoi sot se kishte arritur ta arrestonte personin në fjalë. Dhe ky është lajmi më i mirë i javës.

Por, bash gjatë kësaj jave ndodhën edhe dhunime e ngacmime të tjera seksuale ndaj grave. Njëri u pa në Rrugën B në kryeqytet. Një tjetër e kishte dhunuar dhe filmuar një vajzë në Gjakovë. E kështu me radhë.

Po gjatë kësaj jave, zyra e Unicefit në Kosovë publikoi të dhënat sipas të cilave vetëm 12 për qind e fëmijëve me aftësi të kufizuara shkonin në shkollë. Vetëm 5 mijë e 300 nga 43 mijë të identifikuar si të tillë. Edhe në vendet e pazhvilluara afrikane si Etiopia, Zambia, Mali e në Bangladeshin aziatik, 70 për qind e këtyre fëmijëve merrnin pjesë në shkollim. Por, Kosova i stigmatizon dhe nuk iu krijon kushtet e nevojshme. Ndoshta, kjo është përgjigjja për pyetjen se pse shoqëritë shqiptare e kishin mundësinë të krijonin politikanë aq sensacionalë, aq të korruptuar e kriminalë, dhe një nga bandat mafioze më të fuqishme në Evropë.

Pikërisht gjatë kësaj jave, kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj bëri një veprim tjetër të papritshëm. Thirri mbledhje të re të Qeverisë së tij të dorëhequr. Duket se u pendua paksa për veprimin e bërë, e për të cilën siç tha, nuk ishte konsultuar me askënd dhe nuk e kishte paralajmëruar askënd. Sensi senzacionalist në veprim! Sërish!

Por, i njëjti bashkë me ish kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqin, udhëtoi për në Hagë të Holandës. Dhe ai nuk shkoi që të notonte nëpër fontana si avokati Arianit Koci. Ai shkoi për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte, ende të paspecifikuara. Ramushi ishte mbrojtur në heshtje. Ashtu edhe Jakup Krasniqi.

Dhe ndërsa Gjykata Speciale sërish u bë kryetemë në debatet e shumta që po zhvillohen në vend, LDK-ja vazhdon përgatitjet për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe të kandidatit për kryeministër. Shumë burime thonë që kjo parti në mënyrë që të shmangë përçarjet po përpiqet që të zgjedh konsensualisht emrat për dy pozicionet kryesore në parti. Ndër emrat e përfolur për kryetar të partisë janë Kujtim Shala, Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa. Për kryeministër ndërkohë, më i përfoluri është Avdullah Hoti. Por, dy emra që duket se nuk do të marrin mundësinë për të fituar zgjedhjet e brendshme janë Lutfi Haziri dhe Agim Veliu. Gjatë kësaj jave, të dy patën takime rastësore e interesante. I pari u takua me Dardan Molliqajn ndërsa i dyti me Sami Lushtakun.

Java që vjen pritet të jetë shumë më e nxehtë!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?