Gjykata Supreme ia zhbllokon Trumpit 2.5 miliardë dollarë për murin kufitar

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ia ka hapur rrugën ligjore Shtëpisë së Bardhë për t’i shfrytëzuar 2.5 miliardë nga buxheti i Pentagonit për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën. Vendimi i kësaj gjykate ia lejon administratës së Trumpit ridestinimin e rreth 2.5 miliardë dollarëve, shumë e cila më parë është miratuar […]

Vendimi i kësaj gjykate ia lejon administratës së Trumpit ridestinimin e rreth 2.5 miliardë dollarëve, shumë e cila më parë është miratuar nga Kongresi për Pentagonin. Këto mjete do të përdoren për ndërtimin e murit në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Amerikës, ndonëse shumica e ligjvënësve e kishin kundërshtuar këtë projekt.

Kabineti i presidentit Trump ka planifikuar që t’i shpenzojë 2.5 miliardë dollarë në katër kontrata për zëvendësim të rrethojës së tanishme në Arizona, Kaliforni dhe Nju Meksiko me rrethojë më të fortë.

Pesë gjykatësit konservatorë të Gjykatës Supreme morën vendim për ta bllokuar vendimin e gjykatave më të ulëta për t’ia ndaluar presidentit përdorimin e të hollave në kontrata për ndërtimin e murit me arsyetimin se Kongresi nuk ka saktësuar se paratë duhet të shpenzohen saktësisht për këtë qëllim. Kundër vendimit ishin katër gjykatës liberalë, por ai u miratua me shumicë prej pesë votash.

Vendimin e Gjykatës Supreme e ka përshëndetur presidenti amerikan, Donald Trump, i cili përmes një postimi në Twitter ka thënë se ky vendim është një fitore e madhe për sigurinë kufitare dhe sundimin e ligjit, shkruan “The Guardian”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?