Gjykata dënon mërgimtarin, nuk iu ndal policëve dhe tentoi të ikte me veturë

Gjykata e Ferizajt e ka shpallur sot aktgjykimin në rastin e mërgimtarit Përparim Krasniqi, i cili, sipas aktakuzës, nuk iu kishte bindur urdhrit të Policisë për t’u ndalur me veturë. Madje, sipas Prokurorisë së Ferizajt, përveç që nuk ishte ndalur, i pandehuri edhe e kishte rritur shpejtësinë e veturës duke rrezikuar zyrtarët policorë. Këta të […]

Madje, sipas Prokurorisë së Ferizajt, përveç që nuk ishte ndalur, i pandehuri edhe e kishte rritur shpejtësinë e veturës duke rrezikuar zyrtarët policorë.

Këta të fundit ishin vënë në ndjekje të të dyshuarit, i cili në këtë veprim ishte bashkë me vëllanë e tij, Bajramin.

Gjithnjë sipas aktakuzës, kur policët kishin arritur të ndalnin veturën e të dyshuarve, ata i kishin mbyllur dyert duke mos dashur të legjitimohen. Gjithashtu, gjatë arrestimit, ata kanë rezistuar fuqishëm me ç’rast u kanë shkaktuar lëndime dy zyrtarëve policorë.

Me këtë, Prokuroria pretendon se ata në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

I pandehuri Përparim Krasniqi e pranoi sot fajësinë për veprën penale.

Dhe, Gjykata e dënoi me gjobë në vlerë prej 800 euro.

Aktgjykimi u shpall nga gjyqtari Ilir Bytyqi.

Sipas aktakuzës së mbrojtur nga prokurorja Sebahate Sinani, rasti ka ndodhur në Ferizaj më 8 nëntor 2017.

Gjykata, ndërkaq, e veçoi procedurën ndaj të pandehurit tjetër, Bajram Krasniqit, i cili do të dalë para drejtësisë porsa të vijë nga mërgimi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?