Gazmend Muhaxheri: Në LDK po kërkohen ndryshime

Gazmend Muhaxheri: Në LDK po kërkohen ndryshime

Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri duke mos mohuar as pohuar se do të jetë kandidat për të parinë LDK-së, ka theksuar se koha po kërkon ndryshime. Kanë mbetur edhe një javë, derisa zyrtarisht të dihet kryetari i ri i LDK-së. Këto zgjedhje do të mbahen më 3 gusht, por ende nuk dihen cilët […]

Kanë mbetur edhe një javë, derisa zyrtarisht të dihet kryetari i ri i LDK-së. Këto zgjedhje do të mbahen më 3 gusht, por ende nuk dihen cilët janë të gjithë kandidatët që do garojnë për këtë post. E gjatë kësaj kohe të shumtë janë emrat të cilët lakohen si kandidatë të mundshëm.

Gjatë ditës së djeshme ish-zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në një postim në Facebook kishte lënë të kuptohet se kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri mund të jetë nja kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë postim ai kishte shkruar se “Diçka po zihet”, mirëpo Muhaxheri thotë se ditëve në vijim do të sqarohet situata.

Muhaxheri thotë se ka shumë kandidatë të mirë në garën për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe sipas tij koha po kërkon ndryshime.

“Po besoj që ditët në vijim do të sqarohet situata në LDK dhe atë se kush do të jetë kryetar. Me siguri opinionit publik do të informohet shumë shpejt, për kandidatët e mundshëm dhe normal i takon Kuvendit të Lidhjes Demokratike, që të zgjedh kryetarin. Nuk e di unë se kush e meriton, zakonisht e meritojnë ata që janë më të mirët, kemi shumë të mirë në garën e Lidhjes Demokratike. Si dihet koha po kërkon ndryshime, e shohim ditëve vijuese, ata që kandidojnë edhe ata që do të zgjedhin”, thotë Muhaxheri.

I pyetur se a kanë biseduar për koalicione paraprake me partitë tjera politike, Muhaxheri thotë se LDK-së i mbetet një herë të zgjedh kryetarin dhe sa i përket vijave të kuqe, thotë se ai personalisht nuk ka për asnjë parti.

“Është shumë herët që të bisedohet për koalicione. Është hera e parë që duhet me zgjedh kryetarin, e pastaj koalicionet e mundshme qeverisëse. Unë për askënd, unë jam për të zhvilluar politikën me ata që e kanë besimin e qytetarëve, shohim tash varet prej kryetarit të ri, prej krejt politikave që kanë me u zgjedh”, thekson Muhaxherri.

Janë disa emra që tash e sa ditë lakohen si kandidatë të mundshëm për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mirëpo është raportuar se sipas statusit të partisë, çdo kandidaturë do të shpallet më 3 gusht, në ditën kur do të mbahen zgjedhjet, për të parin e kësaj partie

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?