Gazetari pyet Haradinajn: Pse s’po bëhesh i ashpër me Policinë e Prokurorinë si me Këshillin Shtetëror të Cilësisë?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite pune në Fushë Kosovë, është zënë ngushtë nga pyetjet e gazetarëve – raporton Periskopi. Ai është pyetur nga gazetarët se pse s’po është i ashpër me Policinë, ashtu siç ishte me Këshillin Shtetëror të Cilësisë pas vendimit për mosakreditimin e disa prej universiteteve publike. Haradinaj ka thënë […]
Ai është pyetur nga gazetarët se pse s’po është i ashpër me Policinë, ashtu siç ishte me Këshillin Shtetëror të Cilësisë pas vendimit për mosakreditimin e disa prej universiteteve publike.
Haradinaj ka thënë se Policia ka shumë punë që është duke kryer, andaj ka raste kur nuk munden me i mbërri të gjitha.
Sipas tij, Këshilli Shtetëror i Cilësisë është sjell me indiferencë kur mori vendimin e fundit për mosakreditim të këtyre universiteteve.
“Ne jemi vend ku ka rend e ligj, nëse e sheh punën e tyre [Policisë] e sheh sa shumë po punojnë. Ka raste kur ata nuk munden me mbrri. Por nuk është policia për me ja drejtu gishtin sot. Krimi nuk amnistohet. Sa i përket tjetrës, unë jam kapak në procese dhe i shoh disa procese. Ju jeni të rinj këtu. Sikur të ishim në Mitrovicë, në vend që me ndal programet pët ata fëmijë, është dashur me kërku një takim alarmues që me ndryshu cilësinë çkado tjetër. Nuk mundet me u sill me atë indiferencë askush. A t’i ndalim krejt universitetet tash? Nuk guxojmë me u sill ashtu”, tha Haradinaj./PERISKOPI












