Gazeta italiane: Pesë kosovarë që bënë gjestin heroik

Gazeta italiane: Pesë kosovarë që bënë gjestin heroik

Corriere della Sera ua ka kushtuar sot një artikull pesë kosovarëve, me punë të përhershme në Itali, të ciltë kanë bërë një gjest heroik. Ditë më parë, në Jesolo, kanë humbur jetën katër të rinj, pas përplasjes me një makinë. Kosovarët janë ndalur dhe kanë bërë të pamundurën t’i shpëtojnë… Musile nga Piave (Venecia) «Ju […]

Musile nga Piave (Venecia) «Ju lumtë dejma, faliminderit djema». Luca Zaia, gjatë guneralit në stadium, i kërkon pesë të rinjtë me origjinë kosovare – të cilët natën e incidentit që u kushtoi me jetë katr të rinjve të Jesolos janë munduar ta bëjnë të pamundurën për t’i shpëtuar – për t’i falënderuar. Ua shtrpngon duart secilit, i shikon drejt në sy.

Turp dhe guxim

Por, ata që kanë emra të huaj, në çdo falenderim të ri, qoftë ai edh enga presidenti i Regjionit, turbullohen. Skuqen. Dhe përsëritin: “Çdokush do ta bënte të njëjtën gjë. Në atë moment nuk mendon, hidhesh… vetëm shpresonim se do të mund t’i shpëtonim”. Laurat Hoti, 30 vjeç dhe Florim Bytyci, 38 vjeç, nga Mestre, janë zhytur dhe i kanë nxjerrë trupat e Eleonorës, Giovannit dhe Leonardos, ndërsa Riccardo mbetej i kuthuar në timon. Të tjerët, Lulzim Bytyci, Ilir Lekaj, Burim Kuci, i ndihmonin nga bregu.

“Një mbrëmje e mallkuar”

“Hero”, është një fjalë që gjarpëron, që e anulon tundimin për ta fajësuar “të haujin” që e ka përplasur Ford Fiestën e të rinjve. Fajësohet Marius Alin Marinica, 27-vjeçari me origjinë rumune. Por jo pse është i huaj, por sepse me gjasë është fajtor për vrasje rrugore dhe mosdhënie të ndihmës. “Kmei bërë çmos t’i shpëtojmë, kemi shpresuar përnjëmend, ama ishte terr, uji ishte prëzier me baltën”, shpjegon Laurati, “nuk shihej asgjë”.

Fytyra të shënuara

Janë njerëz të urtë, Laurati është tridhjetë vjeç, e ka një fëmijë tetëmuajsh, por fytyra e shënuar dhe duart e punëtorit e bëjnë të duket shumë më i pjekur. Punon si restaurues në Venecia. “Shkurt, bëj punë të ndryshme”, përpiqet t’ia ul rëndësinë vetes. Ajo që të bie në sy te të gjithë është përulësia. “Vërtet çdokush do ta bënte një gjë të tillë, është thjesht instinkt – thotë Laurati – është ende i vogël, por në atë moment kam menduar për fëmijën tim… Na është dashur goxha punë për t’i hapur dyert, pastaj nëpër terr i kemi kërkuar dhe i kemi prekur, ishin të palëvizshëm”. Habiten nga mikrofonat e televizioneve që i përcjellin, rrinë gjithmonë bashkë, flasin pak dhe buzëqeshin me trishtim. Të gjitha ato falenderime i turbullojnë.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?