Gashi: Burri dhe gruaja janë të barabartë sipas Kuranit

Gashi: Burri dhe gruaja janë të barabartë sipas Kuranit

Drilon Gashi, studiues i fesë islame, ka thënë se gruaja dhe burri janë të barabartë sipas Kuranit. Sipas tij, në Kuran gjëja e parë që përmendet në raste të problemeve në familje, është këshilla. “Kurani këtu (në një ajet kuranor) flet për një grua e cila dëshiron ta tradhtojë burrin e vetë dhe me bë […]

Sipas tij, në Kuran gjëja e parë që përmendet në raste të problemeve në familje, është këshilla.

“Kurani këtu (në një ajet kuranor) flet për një grua e cila dëshiron ta tradhtojë burrin e vetë dhe me bë kurvëri, me prish familjen dhe të ardhmen e fëmijëve. Në këtë rast Kurani e përdor një metodë për kurimin e kësaj dukurie në familje, dëshiron që ta ruajë familjen. Pika e parë që e ka përmendur ky ajet kuranor është më së pari që babai ta këshillojë të bijën. ‘Oj bija ime, je martuar me këtë burrë, ke fëmijë, do të shkatërrosh familjen, a është normale kjo’”, ka thënë Gashi. “E njëjta vlen edhe për burrin. Edhe për gruan edhe për burrin vlen e njëjta, sipas Kuranit, mirëpo burrin e ka obligim shteti sipas procedurave. Gruaja shkon e bën padinë në gjyq dhe atëherë shteti merr masa ndaj tij”, ka thënë ai.

I pyetur nëse kjo tregon dallim mes dy gjinive, Gashi ka thënë se në të dy rastet, pika e parë është këshillimi. Ai ka thënë se Ai ka thënë se gruaja dhe burri janë të barabartë para Zotit dhe se profeti Muhamed ka thënë se nuk është burrë ai që e rrah gruan.

“Rrahja që përmendet në Kuran është çështje me mindil, me një brushë të dhëmbëve ose me stilolaps, për një grua që dëshiron të tradhtojë familjen dhe ta prishë jetën. Bile vetë profeti Muhamed ka thënë nuk është burrë ai që e rrah gruan dhe kurrë në jetë ai nuk e ka rrah. Burri më i mirë është ai që sillet mirë me gruan e vet dhe gruaja më e mirë ajo që sillet mirë me burrin e saj”, ka deklaruar Gashi. “Nëse burri është i tillë, të njëjtën procedurë e ndjek edhe gruaja me burrin e saj, nervozohet, nuk shkon në shtrat me të, ashtu siç thotë ajeti kuranor, e çon babën ose anëtarët e familjes për ta këshilluar burrin. Nëse të gjitha këto alternativa nuk bëjnë punë, ajo e fundit që është më e padashura për Zotin, pasi Zoti e urren ndarjen e familjes, para se me ndodh ndarja, na ka ligjëruar këtë lloj planifikimi që të ruajmë familjen”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?