Gafa e Metës, citon gabim sizmiologun grek dhe ngre alarmin për tërmet apokaliptik në Ballkan

Gafa e Metës, citon gabim sizmiologun grek dhe ngre alarmin për tërmet apokaliptik në Ballkan

Një letër e pazakontë e presidentit Ilir Meta i është dërguar kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministrit Erjon Braçe dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, ku kreu i shtetit flet se vendi ynë duhet të përgatitet për përballjen me një tërmet apokaliptik që mund të godasë Ballkanin. Kreu i shtetit shfaqet mjaft i shqetësuar në lidhje me […]

Kreu i shtetit shfaqet mjaft i shqetësuar në lidhje me një parashikim të një sizmiologu të vjetër grek. Por teksa Presidenti citon në letrën e tij drejtorin e Institutit Gjeodinamik Observatori Kombëtar të Athinë, Akis Tselentis, konkretisht për “një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballaknin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës”, siç Meta shkruan në letër, e vërteta është tjetër.

Shqiptarja.com kontaktoi përmes e-mailit me sizmiologun e vjetër grek, i cili në përgjigjen e tij përgënjeshtron Presidentin Meta duke thënë se nuk ka biseduar kurrë me të dhe se asnjëherë nuk ka bërë një parashikim të tillë.

Mbi citimin e gabuar, që nuk ekziston, Presidenti Ilir Meta, vishet me “kostumin” e sizmiologut, kur thotë se “vendi ynë është një nga vendet me sizmicitet më të lartë në Evropë, prandaj Shqipëria është një vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore”, – thuhet në letër.

Kreu i shtetit, kërkon nga qeveria të informohet mbi situatën, dhe a ka kapacitete vendi ynë për të përballuar një tërmet të përmasave të tilla? Meta shkon deri aty sa thotë se është gati të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“Kërkoj nga ana juaj të informohem mbi: Institucionet përgjegjëse, a kanë kontaktuar me sizmiologun Tselentis dhe institucionet homologe. të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime të tilla?

Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj , nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla.

Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qëndron dhe vendor?

Nëse e gjykoni të domosdoshme, jam i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare menjëherë qoftë dhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve në radhë të parë”,- shkruan Meta në letrën drejtuar Ramës, Braçes dhe Xhaçkës.

Shqiptarja.com mësoi nga burime pranë Presidencës se letra është e vërtetë, ndërsa nga kryeministria u konfirmua se letra ka mbërritur pranë institucionit të tyre.

Edhe nga një kërkim i thjeshtë që Shqiptarja.com bëri në mediat ndërkombëtare, nuk flitet për asnjë deklaratë të tillë. Shkrimi i fundit është ai i 22 korrikut 2019, ku sizmiologu grek thotë: “Të gjithë thanë se Athina rezistoi. Ajo nuk rezistoi. Imagjoni nëse do të kishte pasur një tërmet që mund të ishte i shkallës 6 Rihter, me fjalë të tjera, me magnitutë 30 herë më të fuqishme”, është citimi i saktë i Akis Tselentis, që citojnë mediat e huaja.

Nga një vështrim në internet, shihet se sa herë Greqia është prekur nga tërmetet, sizmiologu i njohur Tselentis, paralajmëron lëkundje të tjera tërmetesh. Por asnjëherë ai nuk është shprehur për një të tillë, 30 herë më të fuqishëm, një tërmet apokaliptik që mund të rrezikonte Ballkanin.

Letra e plotë

Të nderuar

Nëpërmjet medias ndërkombëtare dhe kombëtare jam informuar mbi paralajmërimin për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin. Paralajmërimi ka ardhur nga sizmiologu i njohur, zoti Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Obsarvatori Kombëtar i Athinës.

Sizmiologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballaknin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës.

Për shkak të karakteristikave të veta sizmike vendi ynë është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Europë. Prandaj Shqipëria është një vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore.

Për sa më sipër, kërkoj nga ana juaj të informohem mbi:

Institucionet përgjegjëse, a kanë kontaktuar me sizmiologun Tselentis dhe institucionet homologe. të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime të tilla?

Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj, nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla.

Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qëndron dhe vendor?

Nëse e gjykoni të domosdoshme, jam i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare menjëherë qoftë dhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve në radhë të parë.

Presidenti i Republikës

Ilir Meta

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?