Flet Blerim Latifi: “Vijat e kuqe” ofendojnë inteligjencën

Blerim Latifi: Këta me ‘vija të kuqe’ po na ofendojnë inteligjencën, koalicionet të pashmangshme Profesori i filozofisë politike në UP, Blerim Latifi, ka bërë një tjetër status në Facebook në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend. Latifi ka deklaruar se “politikanët që po dalin e po thonë se kemi vija të kuqe e […]
Blerim Latifi: Këta me ‘vija të kuqe’ po na ofendojnë inteligjencën, koalicionet të pashmangshme
Profesori i filozofisë politike në UP, Blerim Latifi, ka bërë një tjetër status në Facebook në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.
Latifi ka deklaruar se “politikanët që po dalin e po thonë se kemi vija të kuqe e nuk bëjmë koalicione, janë të parët që kanë filluar ofendimin publik [të inteligjencës] së qytetarëve, shkruan Periskopi.
Ai deklaron se koalicionet politike janë “pashmangësi e sistemit politik që kemi”.
Deri tash, të gjitha partitë parlamentare në vend përveç AKR-së dhe Nismas Socialdemokrate, i kanë vënë ‘vija të kuqe’ partisë që udhëhiqet nga shefi i Latifit, z.Kadri Veseli.
Ndërkohë që PDK-ja edhe më tej nuk ka vënë vija të kuqe për asnjë parti politike.
Ky është statusi i plotë i z.Latifi në Facebook:
Në fushatat elektorale thuhen shumë gjëra që ta ofendojnë inteligjencën. Këta që po dalin e thonë se kemi vija të kuqe e nuk bëjmë koalicione, janë të parët që kanë filluar këtë ofendim publik të qytetarëve. Kjo kur dihet se koalicionet politike janë pashmangësi e sistemit politik që kemi.












