Fillojnë gërmime të reja në Serbi për personat e pagjetur

Fillojnë gërmime të reja në Serbi për personat e pagjetur

Anëtarët e Grupit dialogues të Kosovës për personat të zhdukur me Serbinë, kanë thënë se ekipe të caktuara nga Kosova janë duke punuar dhe duke bërë kërkim në disa lokacione në Rashkë të Serbisë, te vendi i quajtur Kizhevak, për varreza masive. Drejtor i Instituti të Mjekësisë Ligjore dhe anëtar i Grupit dialogues të Kosovës […]

Drejtor i Instituti të Mjekësisë Ligjore dhe anëtar i Grupit dialogues të Kosovës për persona të zhdukur me Serbinë, Arsim Gërxhaliu, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se nga fillimi i javës një ekip nga Kosova është duke bërë kërkime në vendin e quajtur Kizhevak në Serbi. Ai tha se në këtë vend ka katër vjet që herë pas here bëhen gërmime.“

Thuajse qe katër vjet jemi duke punuar në minierën e Kizhevakut, por e dimë se aty për 20 vjet janë hedhur mbeturinat e minierës dhe gurë dhe ka ndërruar reliefi. Në vazhdimësi kemi problemin e dëshmitarit për shkak edhe të ndërrimin të reliefit, por në ato vende ku po i tregon (dëshmitari) jemi duke gërmuar. Në Kizhevak do të qëndrojmë të paktën tri javë duke bërë dhe ndërrimin e ekipeve dhe varësisht nga nevoja, do të qëndrojmë edhe më tutje”, ka thënë Gërxhaliu.

Bashkëpunimi me autoritetet në Serbi për çështjen e të pagjeturve, është shprehur Gërxhaliu, vazhdon sipas ritmit të njëjtë.

“Ne që nga viti 2003 bashkëpunojmë me grupet punuese me Serbinë dhe ky bashkëpunim nuk është ndalur kurrë, pavarësisht ndërrimeve politike në të dyja vendet, sepse e gjithë puna bazohet në çështjen humanitare”.“Kurse, sa u takon çështjeve të tjera [dialogut politik Kosovë – Serbi] janë organe tjera, të cila vendosin edhe pse çështja e të zhdukurve nuk duhet të lihet anash, por normal që duhet t’i jepet një prioritet i veçantë për arsye se faktikisht 20 vjet kaluan dhe e dimë fare mirë se familjarët e të zhdukurve kanë filluar ta lënë këtë botë dhe thjesht kërkohet një azhurim më i madh i punës”, ka theksuar Gërxhaliu.

Më shumë se 13 mijë e 500 llogaritet të jetë numri i personave të vrarë e të zhdukur gjatë konfliktit të viteve 1998-‘99 në Kosovë. Këto shifra i kishte publikuar Fondi për të Drejtën Humanitare, të cilat zakonisht janë shfrytëzuar edhe nga institucionet e instancat tjera relevante.Prej këtyre viktimave, 76 për qind besohet se ishin civilë.

Ndërkaq, për nga përkatësia etnike, 10 mijë e 794 janë shqiptarë, 2 mijë e 197 serbë, kurse të tjerët u përkasin përkatësive tjera etnike. Një plagë tjetër e luftës janë edhe rreth 1 mijë e 600 persona të pagjetur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?