Fatmir Limaj: Mos u befasoni nga ftesat e Gjykatës Speciale, të gjithë do t’i thërrasin

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se ftesat e Gjykatës Speciale nuk duhet ta befasojnë askënd sepse këto ftesa janë të pritshme sepse kjo Gjykatë është bërë për ushtarët e UÇK-ës. Ai tha se duhet të respektohen të gjitha procedurat ligjore, por vendi do të shkoj patjetër në zgjedhje. “Unë në 2004-2005 […]
Ai tha se duhet të respektohen të gjitha procedurat ligjore, por vendi do të shkoj patjetër në zgjedhje.
“Unë në 2004-2005 kur ka ndodh jam kanë në Hagë. Nuk e di çka ka qarkullu une di me thanë që me dorëheqjen e Haradianajt, vendi do të shkoj në zgjedhje. Ato janë procedura ligjore dhe normale, Kuvendi i Kosovës i ka të njohura të gjitha, por gjendja faktike është ajo që po flasim ne sonte, Vendi do të shkoj në Zgjedhje. Kur është votuar kjo gjykatë e kanë ditur të gjithë se ajo është krijuar për ushtarët e UÇK-ës, dhe nuk duhet t’i befasoj, se të gjithë e dim që kanë me i ftu ushtarët”, u shpreh Limaj.
Në lidhje me procedurat në gjykata, Limaj tha se duke qenë se ai ishte në të njëjtën pozitë me Haradinajn në Hagë, ai tha se nuk duhet të bëhet dramë me këto ftesa dhe kjo është vetëm faza fillestare e hetimeve, gjë për të cilën nuk u pajtua avokati tomë Gashi.
“Kjo është intervistë, nuk është aktakuzë, ju ka bo Ramushit dhe qindra të tjerëtve, është faza fillestare e hetimeve, nuk ka aktakuzë.Për mos me ngarku me detaje, vet fakti që e kanë ftu tash për intervistë e dim që është faza fillestare është faza e parë e hetimeve, nuk ka aktakuzë” përsëriti Limaj.
Ndërsa pas këtyre fjalëve reagoi avokat Tomë Gashi i cili tha se nuk mund ta dimë në cilën fazë janë hetimet e Gjykatës, sepse prokurori mund ta thërras një person në cfarëdo fazë për intervistim.
“Mund të jetë një prej varianteve të jetë faza e parë, spese prokuroiri ka të drejt ta ftoj persionit në fillim apo në fund e në mes të hetimeve për dëshmi, ata janë në diskrecion”, u shpreh Gashi.












