Enver Hoxhaj: Ata që thirren në vija të kuqe janë të parët që përfundojnë në gjirin e PDK-së

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se soji i politikanëve kinse anti PDK dhe që thirren në vija të kuqe, janë të parët që përfundojnë në gjirin e PDK-së dhe në pushtet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sipas tij, në këto 20 vite, janë një grup partish politike dhe politikanë që janë […]
Sipas tij, në këto 20 vite, janë një grup partish politike dhe politikanë që janë përpjekur ta ndërtojnë profilin e tyre politik duke u thirrur gjoja si anti PDK, pa iu ofruar kurrë dhe asgjë qytetarëve të Kosovës.
“Sa herë që flitet për zgjedhje të mundshme, ata turren të japin deklarata për PDK-në, por pa i përmendur kurrë qytetarët dhe platformën politike për ta. Ky është mashtrimi 20 vjeçar”.
“Dhe për ironi, ky soji i politikanëve kinse anti PDK dhe që thirren në vija të kuqe, janë të parët që përfundojnë në gjirin e PDK-së dhe në pushtet sikur nuk ka ndodhur asgjë”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.












