Edhe Rada Trajkoviç lavdëron shumë Ramush Haradinajn

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviç, në një intervistë për televizionin beogradas N1, ka vlerësuar lart sjelljet e fundit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj – raporton Periskopi. Sipas Trajkoviç mbi 40 persona nga Kosova kanë marrë ftesë që ta paraqiten në Hagë, qoftë si të dyshuar apo si dëshmitarë. Por, sipas saj, […]
Sipas Trajkoviç mbi 40 persona nga Kosova kanë marrë ftesë që ta paraqiten në Hagë, qoftë si të dyshuar apo si dëshmitarë.
Por, sipas saj, për komunitetin serb i një rëndësie të veçantë do të jetë se kur do të fillojë procesi, sipas saj, kundër të ashtuquajturit “Grup të Drenicës”, që Trajkoviç thotë se në raportin e Dick Martit përmenden si të dyshuar për kidnapimin e serbëve dhe trafikimin e organeve të tyre.
Sipas vlerësimit të saj, Ramush Haradinaj, me aktin e dorëheqjes dhe shkuarjen në Hagë, u ka dhënë një leksion moral të gjithë skenës politike në vend, dhe ka treguar se posti politik nuk ka rëndësi për të, por më e rëndësishme është çështja e Kosovës.
Trajkoviç ka shtuar se kryeministri Haradinaj më dorëheqjen e tij ka bërë dy gjëra – është liruar nga presioni për heqjen e taksës, dhe në anën tjetër, duke pranuar shkuarjen në Hagë ka krijuar kushtet që të dorëzohet paqësisht ndaj procesit që po zhvillohet kundër tij.
Rada Trajkoviç në intervistën e saj në N1 i është referuar deputetit të VV’së, Xhelal Sveçla, se edhe Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë intervistuar nga Specialja, por jo në Hagë./Periskopi












