Edhe mediat ndërkombëtare raportojnë për dorëheqjen e kryeministrit dhe thirrjen nga Haga

Lajmi se kryeministri Haradinaj ka dhënë dorëheqje pas thirrjes që kishte marrë nga Gjykata Speciale ka mbërritur edhe në mediat ndërkombëtare. Një lajm të tillë e ka ofruar prestigjiozja New York Times duke theksuar që në titull thirrjen që kishte marrë nga Specialja, shkruan Periskopi. Lajmin e ka përcjellur edhe The Washington Post e cila […]
Lajmi se kryeministri Haradinaj ka dhënë dorëheqje pas thirrjes që kishte marrë nga Gjykata Speciale ka mbërritur edhe në mediat ndërkombëtare.
Një lajm të tillë e ka ofruar prestigjiozja New York Times duke theksuar që në titull thirrjen që kishte marrë nga Specialja, shkruan Periskopi.
Lajmin e ka përcjellur edhe The Washington Post e cila ka raportuar se kryeministri është pajtuar të intervistohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ata e kanë përmendur edhe arsyetimin e kryeministrit se nuk donte të shkonte në Hagë duke mbajtur postin e kryeministrit.
Për dorëheqjen dhe thirrjen nga specialja ka raportuar edhe Daily Sabah, duke dhënë edhe emrat e tjerë të të ftuarve.
Ndryshe, Haradinaj kishte dhënë dorëheqje edhe në vitin 2005 kur mbante postin e kryeministrit pasi ishte thirrur nga Gjykata e Hagës./Periskopi













