​Punimet artizanale nga të gjitha trojet shqiptare i gjeni në sheshin e Prishtinës

​Punimet artizanale nga të gjitha trojet shqiptare i gjeni në sheshin e Prishtinës

Venera Rada nga Prizreni erdhi në Prishtinë për të shitur punimet e saj nga djegia e drurit, bizhuteritë dhe shajakun. Në pamundësi për të gjetur një vend pune, ajo me vetiniciativë ka filluar të merret me punëdore. Këtë vit, Rada po merr pjesë për herë të parë në panairin me punime artizanale, veshje kombëtare dhe […]

Këtë vit, Rada po merr pjesë për herë të parë në panairin me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale, që po mbahet në kuadër të “Ditëve të diasporës”, e që ka mbledhur pjesëmarrës nga qytete të shumta.

Punimet e saj, bien lehtësisht në sy pasi janë të punuara me delikatesë dhe me ngjyra të zgjedhura me kujdes, por megjithatë, Rada thotë se puna e dorës nuk shpaguhet pasi çmimet duhet t’i përshtaten kushteve ekonomike në vend.

Fakti se ka ndjekur trajnimet në Turqi, e kanë ndihmuar atë që të zotërojë mirë artin e djegies në dru, porse tregon se megjithatë gjatë rrugës ka dhe vështirësi.

Edhe plaku 83 vjeçar Mustafë Ramadani nga Prishtina, ka zgjedhur që pas pensionimit të merret me ndonjë aktivitet.

Ai tregon për KosovaPress, se ka zgjedhur të merret me punimin e objekteve nga druri. Tregon se është i kënaqur me pjesëmarrjen në panair, pasi inspektorati i komunës nuk po i lejon të shesin në rrugë, gjë që po u vështirëson shitjen e produkteve.

Ramadani thotë se produktet e tij kanë kosto, ndërsa nuk shiten mjaftueshëm.

E Gjyljana Ndoci, ka ardhur nga Shkodra për të marrë pjesë në panairin me punime artizanale.

Rruga e gjatë që bënë është e vështirë për të, pasi thotë se nuk marrin mbështetje financiare. E megjithatë, ndjehet e kënaqur me mirëpritjen që gjen në Kosovë.

Ndoci ndjehet e lumtur që qytetarët kanë interes për punimet e saj, pasi i punon me shumë përkushtim dhe kënaqësi.

Sylbije Sahiti nga komuna e Lipjanit, bënë të ditur se rregullisht merr pjesë në panaire, teka tregon se a është e kënaqur me kushtet e panairit.

Edhe Jehona Abdullahu Dabiqi, e cila ka ardhur nga Deçani për t’u ofruar qytetarëve dhe mërgimtarëve mjaltin vendor, shprehet e kënaqur me organizimin e këtij panairi.

Panairi me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale, po mbahet në kuadër të “Ditëve të diasporës”, dhe do mbyllet sot, më 27 korrik. Qytetarët mund të blejnë produkte  të ndryshme vendore të cilat janë të ekspozuara gjatë tërë ditës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?