​Në Prishtinë shtrohet sofra tradicionale shqiptare

Dhjetëra qytetarë u mblodhën sonte rreth sofrës tradicionale të mbushur me ushqime tradicionale, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Sofër kjo e organizuar në kuadër të Ditëve të Diasporës nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Shyhrete Gosalci, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Diasporës tha se ky aktivitet tregon vlerën që ka sofra për shqiptarët. […]

Shyhrete Gosalci, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Diasporës tha se ky aktivitet tregon vlerën që ka sofra për shqiptarët. “Sonte është një aktivitet pak më ndryshe  të rrethuar rreth sofrës, kur e dimë që sofra ka qenë institucion i vendimeve të mëdha”, tha ajo.

Nga Ansambli “Drenica”, Imer Losha tha se sofra identifikon odën, ku është mbajtur rendi i fjalës. “E shtruar dhe e organizuar nga ministria e Diasporës, dhe Ansambli ‘Drenica’. Është vazhdë e aktiviteteve të kësaj ministrie. Sofrën e kemi identifikuar me odën, oda është vet tradita dhe historia jonë”, tha ai.

Plaku i sofrës, Daut Demaku tha se në sofrën e sotme nuk duhet të ketë fjalë të rënda dhe se duhet të dëshmohet se oda shqiptare është me civilizuara. “Në odën tonë sonte kam qejf që të mos kemi asnjë fjalë të rëndë për askënd. Sonte ju dua në mënyrën më të civilizuar që oda shqiptare të jap provimin si më e civilizuara. Të keni një dashuri pa hile dhe pa dredhi”, u shpreh ai, raporton KosovaPress.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?