E tepërt: Mërgimtari nga Zvicra e kthen automjetin si nëpër filma aksion në Gjilan (Video)

Çudirat në trafik intensifikohen gjatë kohës së verës me ardhjen e mërgimtarëve. Ndërkohë që edhe numri i aksidenteve me fatalitet dhe të lënduar vetëm sa është rritur. Një lexues i Periskopit së fundi ka dërguar një video të një rasti në Gjilan, ku shihet një automjet [kombibus] i një mërgimtari nga Zvicra duke u kthyer […]
Një lexues i Periskopit së fundi ka dërguar një video të një rasti në Gjilan, ku shihet një automjet [kombibus] i një mërgimtari nga Zvicra duke u kthyer në mënyrë të palejueshme, si nëpër filma aksion.
Nuk besohet që kemi pasur të bëjmë me ndonjë rast emergjent sepse vozitësi nuk jep sinjalet e duhura e madje as nuk shpejton siç veprohet në ato raste.
Vozitja e papërgjegjshme në rrugët e Kosovës vazhdon të mbetet një veprimtari tepër shqetësuese.












