Drejtori i Komunës: Ne s’jemi përgjegjës për veshjen e Fjolla Morinës, pse kërkush s’reagoi për Rita Orën në Prishtinë?

Drejtori i Komunës: Ne s’jemi përgjegjës për veshjen e Fjolla Morinës, pse kërkush s’reagoi për Rita Orën në Prishtinë?

Në media dhe në rrjete sociale ka bërë bujë të madhe performanca e këngëtares Fjolla Morina, në një organizim në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj. Pati kritika të mëdha për veshjen e saj të papërshtatshme në një koncert, ku audiencë ishin edhe fëmijët. Për këtë çështje, Periskopi ka kontaktuar me drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, […]

Shala në një deklaratë dhënë Periskopit ka përmendur disa organizime të tjera nëpër hapësira publike, ku dukja e atyre që performuan thotë të ketë qenë shumë më skandaloze se ajo e Fjolla Morinës mbrëmë në Skenderaj.

“Pse s’keni reagu kërkush për Rita Orën e paraqitjen e saj në atë koncert. Të gjithë thonin shyqyr që ka ardh, por askush s’e ka komentuar zhveshjen e saj. Pastaj, mbi Fakultetin e Shkencave Sportive në Prishtinë është një organizim tjetër t’u u mbajt, i ki dy çifte femra në njërën anë dhe dy në anën tjetër dhe nja 14 tjera përreth që janë edhe nja 50 për qind më të zhveshura se që ka qenë këngëtarja mbrëmë. Edhe aty ka fëmijë, profesorë e doktorë e çka jo në audiencë. Pse kjo s’po paraqet problem, po po paraqet Fjolla në Skenderaj. A e keni parë me datën 21 Fjolla Morinën në Drenas, e njëjta këngëtare me të njëjtën dukje…me datën 21 në Drenas ka qenë Fjolla…Po them pse nuk e keni bërë kaq të madhe, e me përmend këtë punë. Po t’i përmendi katër evente të mëdha ku kanë performuar Fjolla të tjera, Rita, e ai zezaku me atë senin jashtë në shesh…ai 50 centi a e ke pa që jau ka qit atë senin e vetë jashtë. Pse s’jeni merrë me të hiç?”, ka thënë Shala për Periskopin.

Tutje ai ka kritikuar rëndë, e madje ka përmendur ‘motrat’ e ‘nënat’ e disa prej atyre që kryqëzuan performancën e Fjolla Morinës në Skenderaj.

“Edhe një punë duhet me dit ju mediat. Politikisht s’mundet me rrënu kërkush se nëse na kena pa për herë të parë zoga e këmbë jashtë, jemi mësu me i pa pikërisht prej nënave e motrave të qatyre njerëzve që e kanë kryqëzuar atmosferën mbrëmë. Që do i thom me emra. Për shumicën prej tyre, unë për herë të parë të zhveshura i kam parë nënat e motrat e tyre”, ka thënë Shala tutje.

Ai thotë se ndonëse kanë qenë bashkë-organizatorë në këtë koncert, ata nuk mund t’ia përcaktojnë veshjen askujt, as Fjolla Morinës madje.

“Ndërkaq ne organizatorët, është Qendra Rinore, e mbështetur prej neve, nuk ka mundur t’ia përcaktojë askujt kodin etik të veshjes, se me çfarë veshjesh me dalë këngëtarët në skenë, që mbrëmë ka qenë Fjolla. Ka qenë e sponsorizuar prej dy bizneseve e personalisht nuk e kam dit, e as nuk du me dit se cila është veshja e një këngëtari, por po të them ty si medium me u ndal e me ba një krahasim me pa se në cilat raste, kush sa ka qenë i zhveshur”, deklaroi ai tutje.

Shala kritikoi edhe prindërit e atyre fëmijëve që u panë në fotografitë që qarkulluan nga koncerti.

“Në Skenderaj ka qenë për herë të parë Fjolla dhe ne nuk marrim përgjegjësi për prindërit e atyre fëmijëve që në ora 10 të natës dalin nëpër hapësira publike. E para. E dyta, nuk marrim përgjegjësi e as nuk kemi kod etik se si do të duken anëtarët e estradës në binë. E treta, kanë qenë 10 mijë njerëz në shesh dhe ne s’mundemi me përcaktu se si do të dalë në skenë këngëtari. Dhe një tjetër që duhet me pas parasysh është se ata tipat që po don me përfitu politikisht me një skenë të një këngëtareje, duhet ta dinë se mënyra se si duket ajo në skenë është personale e saj, nuk i kallëzojmë as unë, as ti, e as ata që po tentojnë të përfitojnë politikisht. Por këtyre të fundit tregoju se më së pari jemi mësuar t’i shohim ashtu nënat e motrat e tyre, madje edhe më shumë se Fjolla…t’u i nis prej portalit tënd për klikime. Sa postime i keni më të zhveshura se Fjolla Morina që ka qenë mbrëmë?”, ka thënë Shala tutje, e më pas ka mbyllur telefonin.

Në media e në rrjete sociale pati kritika të shumta për performancën dhe veshjen e Fjolla Morinës në një koncert që është mbajtur në hapësira publike, e jo në ndonjë klub nate.

Me veshje të tillë, e vallëzime provokative, Morina ka kënduar madje edhe këngën  e njohur të Leonora Jakupit “A vritet pafajësia”./PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?