Draft rregullorja: Këto janë kriteret për t’u bërë Kryeprokuror i Shtetit

Draft rregullorja: Këto janë kriteret për t’u bërë Kryeprokuror i Shtetit

Komisioni për Çështje ka prezantuar draftin e rregullores për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Kosovës, që po konsiderohet një qasje ndryshe nga herët tjera. Këshilli Prokurorial ka shqyrtuar rekomandimet e pjesëmarrësve që ishin të pranishëm në këtë takim, ku një nga rekomandimet ishte që nëse kandidati ka tentuar të ushtrojë […]

Komisioni për Çështje ka prezantuar draftin e rregullores për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Kosovës, që po konsiderohet një qasje ndryshe nga herët tjera.

Këshilli Prokurorial ka shqyrtuar rekomandimet e pjesëmarrësve që ishin të pranishëm në këtë takim, ku një nga rekomandimet ishte që nëse kandidati ka tentuar të ushtrojë ndikim në procesin e përzgjedhjes së krye prokurorit ose prokurorëve të përjashtohet nga procesi.

Kryetari i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, tha se kjo rregullore është e një rëndësie shumë të veçantë, për shkak përcaktimit të kritereve dhe procedurave të cilat do t’i mundësojnë KPK-së një proces objektiv, transparent, jodiskriminues dhe gjithëpërfshirës, të bazuar në meritokraci.

“Po dëshirojmë me e rrit transparencën, konkurrencën në nivel më të gjerë. Dhe, këtu falënderojmë edhe Komisionin për Legjislacion të Kuvendit, për të pasur të drejtë të aplikojnë të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kushtet. Avancime ka edhe në aspektin e angazhimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës i cili do ta merr barrën për emërimin e kryeprokurorëve dhe prokurorëve. Tek kriteret e veçanta, kemi kërkuar aktet të cikat do ta zgjedhin me meritokraci personin që do të zgjedhet. Konsiderojmë se një nga vlerat që do të ketë kandidati që do të zgjedhet”, tha ai.

Kryetari i Komisionit për Çështje Normative, Zejnullah Gashi tha se kanë arritur që të draftojnë një rregullore që është në të mirë të sistemit prokurorial në përgjithësi.

Betim Musliu nga Instituti për Drejtësi tha se takimi i sotëm është një qasje e re, e cila është kërkuar nga IKD.

Ehat Miftari tha se është brengosëse paragrafi 5, tek neni 3, ku thuhet se aplikuesi duhet të mos ketë të shqiptuar masë disiplinore në pesë vitet e fundit.

Ai prezantoi edhe disa ndryshime teknike që disa fjalë në nene të ndryshohen apo të hiqen tërësisht, kryesisht për atë që sipas tij janë të panevojshme.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?