Dodë Gjergji: Populli shqiptar ka 900 vjet robëri, sakrificë e gjak për t’ia kushtuar Zotit

Dodë Gjergji: Populli shqiptar ka 900 vjet robëri, sakrificë e gjak për t’ia kushtuar Zotit

Sot në Gllogjan të Pejës u bë shugurimi i kishës së re “Shën Ndou”, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj. Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji në fjalën e tij tha se populli shqiptar ka për t’i dhënë shumë Zotit, 300 vite robëri nën Perandorinë Romake, 500 vjet robëri nën Perandorinë […]

Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji në fjalën e tij tha se populli shqiptar ka për t’i dhënë shumë Zotit, 300 vite robëri nën Perandorinë Romake, 500 vjet robëri nën Perandorinë Otomane dhe 100 vjet robëri nën Mbretërinë jugosllave.

Në ceremoninë e shugurimit, Dodë Gjergji tha se “dëshirojmë në mënyrë solemne të shfaqim dinjitetin tonë për atë se çfarë kemi bërë dhe njëkohësisht të falënderojmë të gjithë ata të cilët kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj kishe”.

“Por nëse tejkalojmë të qenit tonë njerëz, atëherë ne si besimtarë duhet të themi se jemi duke e kryer një akt shenjtërimi, që përputhet me fenë e atyre që besojnë dhe me Zotin që na vjen në takim. Dhe kur feja jonë te Zoti përpjekjet, atëherë krijohet një shkëndijë e fortë feje, shprese dhe dashurie”, tha ai.

Ipeshkvi i Kosovës, po ashtu theksoi sakrificën e popullit shqiptar që ka bërë gjatë shekujve, nën Perandorinë Romake, atë Osmane dhe pastaj jugosllave.

“Ne kemi si popull çfarë t’i kushtojmë Zotit. Ne si popull mund t’i kushtojmë Zotit 300 vjet gjak, martirë, vuajtje, persekutime të Perandorisë Romake. Ne kemi t’i kushtojmë Zotit 500 vjet vuajtje, sakrificë, gjak, persekutim të Perandorisë Otomane. Ne kemi t’i kushtojmë Zotit 100 vjet vuajtje, sakrificë, martirizim të Mbretërisë serbe, ose kroate e sllovene, e më vonë gjithë ajo Jugosllavi. Por ne kemi edhe gabimin tonë, mëkatin tonë, kemi edhe lëshimet tona, që duhet t’ia kushtojmë Zotit. Sepse po nuk ia kushtuam Zotit gjithë sakrificën e popullit, ne nuk mund t’i kërkojmë atij ndihmë, përkrahje, mbështetje për të ardhmen tonë”, tha ai.

Dodë Gjergji tha se padrejtësia më e madhe që ka mundur të bëjë njerëzimi, ishte dërgimi i Krishtit para një gjyqi mëkataresh dhe gozhdimi i tij.

“E drejta vërtet mundet me qenë e padrejtë, por drejtësia është gjithmonë ajo që jep shpërblimin, e sjell paqen, e sjell trajtimin. Se si drejtësia është e padrejtë e ka provuar kryeministri. Po se si e drejta është më e mirë se drejtësia, e ka provuar Krishti”, tha Don Gjergji.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?