Detaje të reja për aksidentin që u mori jetën tre personave në Rahovec

Detaje të reja për aksidentin që u mori jetën tre personave në Rahovec

Aksidenti dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia e shoferit të veturës që goditi veturën tjetër në Bërnjak. Një veturë e tipit Renault, që në pamjet e kamerave të sigurisë shihej duke lëvizur normalisht, do të shpejtonte pak sekonda më vonë, duke hyrë në tejkalim. E kjo lëvizje do të shkaktonte aksidentin ne fshatin Bërnjak të […]

Një veturë e tipit Renault, që në pamjet e kamerave të sigurisë shihej duke lëvizur normalisht, do të shpejtonte pak sekonda më vonë, duke hyrë në tejkalim.

E kjo lëvizje do të shkaktonte aksidentin ne fshatin Bërnjak të Rahovecit ku tre persona humbën jetën, kurse tre tjerët u lënduan rëndë.

Policia Rajonale e Gjakovës në një përgjigje ka treguar shkaktarin e aksidentit.

“Shkaktari i aksidentit, është vozitësi me inicialet D.H i lindur 1959 në Prizren. Të vdekur në aksident janë: pasagjerja me inicialet B.H e lindur më 1959 nga Prizreni, vozitësi i veturës 2, I. L i lindur më 1966 nga Rahoveci, pasagjeri i veturës 2 F. I i lindër më 1974 nga Prishtina”.

Kurse të lënduar janë: L.J nga Prishtina i lindur më 1973, si dhe S.I i lindur më 1988 nga Rahoveci.

Edhe sipas raportit të policisë, thuhet se vozitësi i veturës nga Prizreni kishe hyrë në tejkalim të pasigurtë nga pakujdesia.

Në këtë aksident mes të vdekurve ishte edhe 53 vjeçari Ilmi Lama nga Rahoveci.

Në shtëpinë e tij të shtunën ishin hapur dyert për ngushëllime.

Mësohet se njëri nga viktimat ishte mik me Lamën nga Prishtina.

Kurse njëri nga të lënduarit që po trajtohet në QKUK është edhe djali i të ndjerit.

Në një përgjigje për T7 nga QKUK kanë konfirmuar se dy persona të lënduar janë në mjekim intensiv.

Vozitësi D. H i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin, po ashtu është lënduar rëndë në këtë aksident.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit kanë konfirmuar se i njëjti është operuar një ditë më parë.

“Unë kam qenë kujdestar mbrëmë. I njëjti ka ardhur në gjendje të rëndë. Kemi kryer një operim që ka kaluar me sukses. Pacienti po qëndron tash në mjekim intensiv”.

E menjëherë pasi ka ndodhur aksidenti në vend të ngjarjes ka dalë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Ai tha se për të gjithë kjo është një ngjarje e rëndë.

Ndryshe, devijimi i rrugës nga ana e shoferit ka ndodhur për shkaqe pakujdesie.

Burime i kanë thënë televizionit se i njëjti ose ka përdorur telefonin ose e ka zënë gjumi në momentin kritik.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?