Detaje të reja pas intervistimeve nga Gjykata Speciale: Krasniqi u intervistua shumë më gjatë se Haradinaj

Intervistimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ish-zëdhënësit të UÇK-ës, Jakup Krasniqi sot nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale pritej të bëhej sot, thuajse në të njëjtën kohë, shkruan Periskopi. Por, sipas gazetarit Bahri Cani, i cili e ka përcjellë nga afër këtë proces, intervistimi i tyre ishte nuk kishte përfunduar në të njëjtën kohë, […]
Por, sipas gazetarit Bahri Cani, i cili e ka përcjellë nga afër këtë proces, intervistimi i tyre ishte nuk kishte përfunduar në të njëjtën kohë, çka i kishte bërë gazetarët të dyshojnë se Krasniqi nuk u mbrojtë në heshtje.
“Vendimi përfundimisht ka qenë, z.Krasniqi është mbrojtur në heshtje, por është e çuditshme se z.Krasniqi ka hyrë para Haradinajt në Gjykatë dhe ka dalur pas Haradinajt, dhe ne filluam të dyshojmë se ai mund ta ketë thënë ndonjë fjalë”, tha Cani përmes telefonit në Info Magazine të Klan Kosovës.
E sa i përket Haradinajt, Cani tha se meqë ai kishte biseduar disa here me të ka pasur mundësi të vërej se ai nuk ishte i relaksuar.
“Haradinaj nuk ka qenë i relaksuar. Ajo çka ai e tha ishte justifikimi që ka hequr dorëheqje, ai shprehet i bindur se nuk do të ketë aktakuzë ndaj tij. Ndoshta ka dëgjuar diçka brenda aty që po e bën atë të ndjehet i sigurt, e dim edhe ne se për të njëjtat akuza ai nuk mund të gjykohet, por ndoshta del ndonjë detaj tjetër. Ai nuk ishte i relaksuar, nuk ishte i kënaqur që e sheh veten për herë të tretë para kësaj gjykate” ka thënë Cani. /Pëeriskopi












