Demaliaj i AAK’së shihet duke pirë kafe me ‘bosin’ e drogës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shkumbin Demaliaj këto ditë është parë nën shoqërinë e dilerit të drogës, Naser Kelmendi. Periskopi ka siguruar një fotografi teksa deputeti i   Kuvendit të Kosovës shihet nën shoqërinë e Kelmendit, në një nga lokalet e Pejës. Gjykata Themelore në Prishtinë, më 1 shkurt të vitit të kaluar  […]

Periskopi ka siguruar një fotografi teksa deputeti i   Kuvendit të Kosovës shihet nën shoqërinë e Kelmendit, në një nga lokalet e Pejës.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 1 shkurt të vitit të kaluar  e kishte dënuar me gjashtë vjet burgim  Naser Kelmendin, të akuzuarin për vrasje të rëndë dhe vepra që lidhen me narkotikë.

Mirëpo, Kelmendi më 2 gusht të vitit 2018, ishte  lëshuar në liri pasi  Gjykata e Apelit të Kosovës kishte  vendosur për rigjykimin për pikën e aktakuzës në të cilën ai ishte shpallur fajtor me vendim të shkallës së pare.

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë shpalli në atë kohë Naser Kelmendin fajtor në pika 8 të aktakuzës që e akuzon atë me shitjen e 25 kilogramëve të substancës narkotike, heroinës së bardhë.

Kelmendi u lirua nga akuza për krim të organizuar, si dhe për organizimin e vrasjes së Ramiz Delaliq apo vrasjes së Delaliq, që thuhet se është kryer në vitin 2007 në Sarajevë.

Ai ishte arrestuar në maj të vitit 2013 nga Policia e Kosovës pasi u kërkua me fletëarrest ndërkombëtar nga Bosnja./PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?