Deda tregon se çka duhet të veprojë Qeveria e re: Të nis ngritja e aktakuzave ndaj figurave kyçe politike nga Specialja

Deda tregon se çka duhet të veprojë Qeveria e re: Të nis ngritja e aktakuzave ndaj figurave kyçe politike nga Specialja

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, përmes një shkrimi postuar në llogarinë e tij Facebook, ka bërë një listë me disa nga prioritetet në rrafshin e brendshëm dhe të jashtëm që qeveria e re duhet t’i këtë çështje prioritare, që duhet të zgjidhen madje në 100 ditët e para. Ky është postimi i tij i plotë: […]

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, përmes një shkrimi postuar në llogarinë e tij Facebook, ka bërë një listë me disa nga prioritetet në rrafshin e brendshëm dhe të jashtëm që qeveria e re duhet t’i këtë çështje prioritare, që duhet të zgjidhen madje në 100 ditët e para.

Ky është postimi i tij i plotë:

Përtej politikës ditore, që në masë të madhe nuk vlenë as të përcillet, fokusi kryesor duhet të jetë në atë se çka e pret Qeverinë e ardhshme (e cila duhet t’i ketë maksimum 15 ministri).

Që të ketë çfarëdo suksesi garnitura e ardhshme qeverisëse, të gjithë duhet t’i dijnë cilat masa duhen të mirren, dhe cilat janë çështjet prioritare që duhen të zgjidhen – dhe atë në 100 ditët e para. Ose ikja vazhdon, dhe izolimi rritet.

Ja një listë, me disa nga prioritet, në rrafsh të brendshëm dhe të jashtëm.

Në rrafshin e brendshëm, brenda 100 ditëve të para:
1. Duhet të ndërrmiren masa për zhvillim ekonomik dhe punësim, duke i siguruar më së paku € 200 milion për këtë, ose ikja vazhdon. Gjithashtu, duhet rishikim i thellë i buxhetit që të çbllokohen paratë nga asfallti dhe të drejtohen në investim ekonomik.
2. Ngritje thelbësore e besimit dhe mirëkuptimit me bashkësitë minoritare etnike.
3. Duhet të ndërrmiren hapa të shpejtë për çkapje të shtetit, hapat e guximshëm për luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar duke a) bërë kallëzim penal për keqpërdorim të buxhetit publik në të gjitha ministritë ku diçka e tillë ka ndodhë; b) duke goditur rrjetet kriminale në vend; c) departizim të bordeve të agjensioneve publike dhe uljen e numrit të tyre; d) fillimin e hetimit të pasurisë së paligjshme të figurave me profil të lartë. (Po, brenda 100 ditëve të para). Ose ikja vazhdon.
4. Pastrimin e listave të veteranëve të rrejshëm dhe pastrim të listave të përfituesve të rrejshëm të skemave të ndryshme sociale.
5. Ah po, edhe do të fillojë ngritja e aktakuzave ndaj figurave kyqe politike nga Prokuroria Speciale e Gjykatës Speciale. Qëndrimi i Qeverisë së re nuk guxon të jetë folklorik.

Ose ikja vazhdon.

Në rrafsh ndërkombëtar, Kosovës nuk do t’ja “vesin letrat” dhe brenda 100 ditëshit të parë do të përballet me pritje të përfundimit të dialogut me Serbinë, dhe aty pritet që Kosova:
1. Menjëherë ta suspendojë taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës;
2. Nuk do të ketë shumë kohë për konsolidim. Qeveria e re duhet të ndërtojë platformë në dialog me Serbinë që ta ruaj sovranitetin dhe integritetin territorial dhe duke punuar në gjetjen e një zgjidhjeje optimale për vetëqeverisjen e serbëve në Kosovë.

Nuk ka “nuk munden”, vetëm “duhet”. Ose pason izolimi më i thellë, e ikja nga Kosova do të vazhdojë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?